Të zgjohesh plot energji ështê një sfidë pothuajse e pa arritshme. Nuk ka rëndësi nëse fleni tetë apo katër orë; ka ditë që qepallat e syve janë aq të rënduara, sa të vjen të flesh përgjatë gjithë ditës. Eh, sa na kuptojnë gjumashët në këtë pikë…
Por, për fatin e mirë ekspertët kanë zbuluar çelësin e sekretit për rritjen e niveleve të energjisë – gjithçka lidhet me dushin e mëngjesit! Nëse doni vërtetë të mos ndiheni të përgjumur, 30 sekondat e para të dushit bëjini me ujë të ftohtë, 30 sekondat e tjera me ujë të ngrohtë, dhe finalja e 30 të mbeturave realizohet përsëri në të ftohtë. Duket si torturë, por bëhet fjalë për vetëm 90 sekonda. Dhe, për më tepër, nuk do të ndiheni të plogësht deri në orët e mbrëmjes. Sipas Entrepreneur, të mirat që sjell një metodë e tillë janë pothuajse të pafundme. Ndryshimi i temperaturës gjatë dushit rrit qarkullimin e gjakut, zgjeron kapilarët e furnizon me energji trupin dhe trurin. Një funksion i dytë bën që qelizat e bardha të gjakut të rriten, ashtu sikurse ndihmon në eleminimin e stresit dhe përshpejtimin e djegies së yndyrnave të tepërta. Në të njejtën mënyrë vepron edhe Victoria Beckham, e sa për energjinë që e karakterizon, është e kotë të flasim…Si mendoni, do e merrnit guximin për ta provuar?

Maska ideale e natës për fytyrë të yndyrshme!


Kim Kardashian zbulon fondotintat e preferuara!

Nuancat për flokë blu si në përralla!

Unazat që tregojnë personalitetin tuaj!

Peshqirët më fotozhenikë të Instagramit!

10 ide unike dizajni për thonjtë këtë muaj!

Për një look klasik zgjidhni aksesorët me perla!


Për këto varëse u çmend Beyonce dhe Rihanna!

Një make up festiv për mbrëmjet në disko!


Trendet e grimit për sezonin Vjeshtë-Dimër

Rikthehen në modë… vathët rrathë!

Flokë të rregullt që sfidojnë vapën!

Ja si të keni një copëz det kudo me vete!


7 detajet që të jeni IN këtë verë

Si të krijoni një kënd të rehatshëm leximi?
