Stinën e verës mezi e presim gjatë gjithë vitit. Është stina në të cilën jemi më në humor e argëtohemi më shumë, pra duhet ta kalojmë në mënyrën sa më çlodhëse që të jetë e mundur. Tani jemi në periudhën ku interneti zien nga fotot e nxehta dhe është mirë që edhe ju keni parasysh disa detaje tendencë për të qenë një yll përpara se të postoni një foto në rrjetet sociale. I shohim çdo ditë personazhet e famshme si Kendall Jenner, motrat Hadid, Emily Ratajkowsi dhe Chiara Ferragni që na shpalosin foto me trendet e verës 2017. Ne ju sjellim shtatë aleatë të modës dhe bukurisë suaj, për të qenë më të saktë! Shfletoni galerinë!
Një kostum banje ngjyrë nude
Një kostum banje ngjyrë mishi ose nude është shik dhe seksi në të njëjtën kohë. Ju nxjerr më në pah ngjyrën që ka marrë trupi nga plazhi. Ju sjellim një ide nga Chiara Ferragni, e blogut të famshëm The Blonde Salad. Ajo e ka veshur në Taormina.
Flokë të mbledhura top si një oktapod
Flokët e mbledhura topuz janë shumë praktike për këtë stinë të nxehtë. Ju sugjerojmë një kapje të çrregullt lart dhe me majat e flokëve të lirshme, si tentakulat e oktapodit. Ja si duken Taylor Hill dhe Josephine Skrivers me këtë model.
Këpucë të punuara me grep
Punimet artizanale me grep janë shumë në modë këtë verë. Përveç llojeve të ndryshme të pupave apo këpucëve të sheshta edhe një palë atlete të tilla converse do të dukeshin shumë bukur në këmbë, për më tepër lejojnë ajrosjen e këmbës dhe krijojnë atë stilin boho-shik.
Duhet diçka në ngjyrën Millenial Pink
Jua kemi treguar edhe më parë këtë nuancë që po çmend vip-at. Është një lloj përzierje mes bezhës, salmonit dhe ngjyrës së pjeshkës. Një detaj i tillë nuk duhet t’ju mungojë! Ja Kendall!
Manikyr me vija ose konture
Kjo është një tendencë që rikthehet pas disa vitesh në dizajnin e manikyrit. Mund të zgjidhni të kombinoni disa ngjyra si dhe të fokusoheni për dekorin tek pjesa ngjitur me kutikulat.
T-Shirt me shprehje
Bluzat e bardha klasike T-Shirt me thënie ose edhe një fjalë të vetme janë fëmërore, të thjeshta e shumë shik. Shikoni si e ka veshur Emily Ratajkowski.
Ndriçoni portretin me highlights
Është verë kështu që edhe make up-i juaj duhet të shkëlqejë! Sidomos mbi një lëkurë të nxirë të fytyrës, të aplikoni highlight do ju theksojë efektin tridimensional në fytyrë dhe ju do të shfaqeni shumë seksi, sidomos mbrëmjeve.

Si të krijoni një kënd të rehatshëm leximi?


E parezistueshme me këto modele gërshetash!

Si të bini në sy me thonjtë shumëngjyrësh Pop!

Vathët me thekë nuk dalin kurrë nga moda!


Tendencat dhe aksesorët më ‘cool’ për flokë


Flokë gjysmë të mbledhura si të yjeve!

Shikim vezullues me këtë make up!



Dhurojini stil dhe alegri shtëpisë… me lule!

Kush arriti t’i marrë vëmendjen Kate Middletone?

Turkezi, guri i çmuar i kësaj vere!

Tashmë Gucci vesh edhe shtëpitë tuaja!

Freskia e detit në shtëpinë tuaj!


Nuancat ideale të buzëkuqit për brunet
