Jeni gati për të kaluar një verë të paharrueshme? Gati për plazh? Diell, det, rërë? Po flokët tuaj…? A janë gati për një verë ‘cool’? Tendencat e kësaj vere për flokët janë fantastike, ne do ju zbulojmë disa prej tyre!
Modeli më trend i vitit vazhdojnë të mbeten flokët e shkurtra dhe shumë të shkurtra. Megjithatë, sot ju sjellim tendencat me të çmendura e më të çuditshme në ngjyra.
Rikthehet prirja e viteve ’90, copa dhe shaje nëpër flokë! Ju sugjerojmë edhe vareset me pëndë ose dreamcatcher nëse keni. Këto aksesorë do duken mjaft bukur sidomos në flokë të mbledhur ose topuz.
Për sa i përket ngjyrave, e keni kuptuar tashmë idenë e një ylberi në flokë, apo jo? Shumë ngjyra të ndërthurrura bashkë, të ndezura ose pastel, rëndësi ka të jenë në harmoni!
Për ato që preferojnë flokë me krehje të rregullta e njëngjyrësh, u sugjerojmë bizhutë nëpër flokë si dhe syzet me ngjyra. Syzet janë një aksesor që nuk duhet t’i mungojnë askujt!
Për vajzat me një shpirt romantik këshillojmë flokët gjysmë të mbledhura. Për flokë të gjatë, bëni ndonjë gërshet të hollë ose një onde të lehtë dhe vendosni lule në to. Rezultati? Absolutisht fantastik!
Për shpirtrat më krijues e rebelë sugjerojmë aksesorë të shndërritshëm, tatuazhet dhe glitter-in(xixat).
Është verë, argëtohuni sa më shumë me këto modele në galeri!


Flokë gjysmë të mbledhura si të yjeve!

Shikim vezullues me këtë make up!



Dhurojini stil dhe alegri shtëpisë… me lule!

Kush arriti t’i marrë vëmendjen Kate Middletone?

Turkezi, guri i çmuar i kësaj vere!

Tashmë Gucci vesh edhe shtëpitë tuaja!

Freskia e detit në shtëpinë tuaj!


Nuancat ideale të buzëkuqit për brunet

Flokë të përsosur për një ceremoni të veçantë


Një make up perfekt për flokë të bardha!

Rikthehen në modë syzet… e vogla!

Modelet unike të byzylykëve për meshkuj

Modë, verë 2017. A dini gjithçka mbi flokët?

