Jeni thinjur disi ose komplet dhe nuk dëshironi më të lyeni flokët? Nuk ka më mirë se floku juaj natyral!
Nëse keni vendosur të mbani flokët e bardha ne ju japim disa këshilla se si t’i vlerësoni ato pasi nuk është gjithmonë e thjeshtë të përshtateni. Së pari, zgjidhni prerjen e flokëve e cila e tregon sa më bukur portretin tuaj. Edhe një prerje mesatare mund të duket mjaft mirë nëse i mbani flokët të rregullt.
Nëse keni flokë fare të drejtë atëherë ju këshillojmë një prerje pak asimetrike, ju garantojmë se fytyra juaj do të shkëlqejë!
Por, a e dini se cili është make up-i perfekt për flokët e bardhë?
Për grimin e syve janë të preferueshme tonalitetet e ngjyrave kafe ose gri. Do të bënit mirë që ta shmangnit të zezën, pasi bën shumë kontrast me të bardhën e flokëve. Edhe një ngjyrë e ngrohtë e me shkëlqim do të dukej bukur në pjesën nën vetulla ose në këndin e brendshëm të syrit, pastaj aplikoni laps e rimel.
Për grimin e buzëve ju këshillojmë një laps ngjyrë mishi për konturet e buzëve. Për t’i dhënë një formë fillimisht e pastaj për t’i mbushur ato. Sigurisht që mund të përdorni edhe buzëkuqin tuaj klasik, por jo shumë të shkëlqyeshëm!
Me këto këshilla për një make up perfekt, do t’i shtoni hijeshinë pamjes suaj, stil e finesë edhe me flokë të bardha!

Rikthehen në modë syzet… e vogla!

Modelet unike të byzylykëve për meshkuj

Modë, verë 2017. A dini gjithçka mbi flokët?


Modelet më të bukur të kadillakëve

Ngjashmëria e Duas me të atin do t’ju habisë …

2 vjet revista BORDO

Rrobat e banjës ylber

Fustane nusesh Made in France

Çantë e vjetër, jetë e re!

Veshjet njëngjyrëshe dominojnë këtë verë

Këtë verë shkëlqeni me syzet pilot

Modelet më të reja të rrobave të banjës

Çantat që do dominojnë këtë verë

Guri dekorativ kthehet në mbretin verës 2017

Ja ku e kanë kaluar fundjavën VIP-at shqiptarë


Kur këmisha bëhet sensuale

