Të gjithë mezi presin fundjavën, të udhëtojnë e të largohen prej javës së lodhshme e të zhurmshme të metropolit. Zbuloni se ku e kanë kaluar fundjavën disa prej VIP-ave shqiptarë, dhe pse jo krijoni një ide edhe për veten tuaj!
Moderatori i ‘Wake Up’ Isli Islami ka zgjedhur të pushojë në bregdet për këtë fundjavë. Nga postimet e shpeshta që bën në rrjetet sociale kuptojmë se Isli e adhuron të pozojë pranë detit.
Fjodora Fjora i është larguar zhurmave të qytetit duke e kaluar ditën në natyrë. E ku ka më bukur se të jesh mes ajrit të pastër, gjelbërimit dhe lulëkuqeve nën shoqërinë e të voglit të saj?
‘Ëndrrat përbëhen nga kripa dhe deti’ thotë Albert Dumani teksa ka pozuar i qeshur në bregdet. Ai është një ujor që e dashuron detin.
Mesa duket, Linda Halimi ka filluar të marrë rrezet e para. ‘Më në fund erdhi vera’ thotë ajo, e shtrirë në shezlong dhe e veshur me një palë bikini ngjyrë pink, të cilat i nxjerrin më në pah trupin e bukur e të nxirë.
Bukuroshja Elita Rudi ka zgjedhur të kalërojë këtë fundjavë. ‘Duke u argëtuar në kalërim’ shprehet ajo, e harmonizuar me ngjyrat e natyrës në sfond.
Po Fjolla Morina, e dini ku ka shkuar këtë fundjavë? Ajo pozon si një modele ‘streetstyle-i’ pikërisht në Stamboll.
Drini Zeqo ka zgjedhur kanionet e Erzenit dhe shpellën e Pëllumbasit. Mesa duket, ai i ka pasion udhëtimet e tilla dhe ecjen.


Kur këmisha bëhet sensuale




Dior: Bukuria e egër në kanionin kalifornian


Këpucët tendencë të sezonit pranverë-verë 2017

Këpucët metalike hyjnë edhe në veshjen e nuseve

Trendi i pranverë-verë 2017: Jumpsuit

Një koleksion antikonformist për nuset

Ora prej floriri që mund të mbani çdo ditë

Syzet XXL dominojnë këtë verë


Fustane të lira që do të freskojnë verën tuaj

Koleksioni i ri shik-punk i Hermes


Prada pranverë 2018

E.L.V. Denim, xhinset që ndryshojnë nga slim
