KreuStil Jetese

2 vjet revista BORDO

Nga Ilda Lumani

Bota e medias është e bukur, për më tepër revista, ka qenë dhe mbetet për mua si gazetare si një nga zhanret më elegante, më fine, më të përsosur  të të bërit gazetari. E kam dashuruar revistën, që kurse isha fëmijë dhe isha e abonuar tek revista Pionieri, pa e ditur asaj kohe që nga një lexuese fanatike do ta ktheja  në profesionin tim në të ardhmen.

Por revistën nuk e duan vetëm gazetarët, e duan të gjithë. Kur botuam numrin e pare të Bordo kam takuar jo pak njerëz që më kanë thënë: e kam pasur qejf dhe në plan gjithmonë të kem një revistë. Shumicën e lidhur me të bukurën e kam kuptuar, ndërsa disa që s’i lidhte gjë as me median as me të bukurën, nuk i kam mirëkuptuar.

Por media në vend, e rasti konkret revistat kanë njohur jo pak raste që janë drejtuar nga njerëz si këta të fundit, që janë zgjuar e kanë thënë; Do bëj dhe  unë revistë. Në rregull. Nuk jam kundra. Por si gazetare ndjej keqardhje kur një media mbyllet se pas dy vitesh, një viti apo tre numrash pronares a pronarit ju ndërrua mendja dhe e mbylli revistën.

 

Po media ku shkoi? Po stafi? Po lexuesit? Nuk ndjen asnjë përgjegjësi para tyre?!

 

Përgjegjësia ndaj lexuesit, na  bëri Enadës dhe mua të  mendoheshim gjatë përpara kësaj sipërmarrjeje. Të  bindura se kjo nuk ishte një tekë, por një dëshirë e fortë për t’i dhënë lexuesit një botim serioz, të vërtetë, korrekt dhe koherent, të ngjashëm me të tjerat në botë.

 

Ambicioze kjo e fundit? Por është mëse e vërtetë! Ajo çfarë takonim në treg jo vetëm që nuk përmbushte shijet tona estetike, por shpesh ishte keqinformuese.

 

Siç ishin dhe janë shumica e kopertinave aktuale, me personazhe të mirë, të njohur, shumë të njohur, të panjohur dhe të fryrë si gjela, personazhe të blerë, figura të rëna e të konsumuara, të tjera të mbivlersuara, sexy, supersexy e hot, ndaj për të krjuar fizionominë tonë, për të thyer klishenë “kopertina shet” vendosëm të vinim pa famë, pa personazhe që tërhiqnin apriori, por me fytyra, imazhe dhe silueta që kërshëronin teksa Citylightet shfaqeshin në Tiranë, e mandej stendat e vitrinat e gazetave zgjonin me numrin e ri të BORDO.

 

Donim pikërisht që ky emër dhe brendia e këtij botimi mbi 150 faqe të tërhiqte, andaj zgjodhëm që gjithçka që revista për mbante të prezantohej nga bukuritë vajzërore shqiptare! Kjo ide fillimisht pak përkrahje gjeti…

 

Veçanërisht në marketing, ku pyetja e pare ishte kë keni në kopertinë…

Po tani kjo pyetje ka marrë trajtën “çfarë do bëni këtë here në kopertinë”, pasi kopertinat e BORDO janë ideuar nga Enada të flasin me gjuhën e modës, të transmetojnë ide, të orientojnë dhe të jenë  një hap para asaj që do ndodhë..

 

Sigurisht kërkesa nga personazhe për  të dale në kopertinë ka qenë gjithmonë prezente, sigurisht këto dalje janë një barometer mates popullariteti, apo ka pasur syresh që edhe kanë dashur ta blejnë kopertinën, por kjo e fundit në BORDO nuk ndodh!

 

BORDO nga numri në numërpasurohet me personazhet  më në zë e të suksesshëm në vend, të cilët i kanë dhënë vlerë, cilësisë së revistës. Ju premtojmë që kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF