KreuStil Jetese

Me këto 7 nuanca ngjyrash, lëkura juaj do të duket më e nxirë!

Keni filluar të pushoni fundjavave, ose shkoni në pishina përpara se të merrni zyrtarisht pushimet? Keni marrë edhe një ngjyrë biskotë te pjekur dhe mezi prisni të merrni atë ngjyrën e ëndërruar të çokollatës, apo jo?

Na pëlqen të gjithave, kur na thonë ‘Sa ngjyrë të bukur paske marrë!’ Që të dukemi se kemi marrë një ngjyrë sa më të bukur lëkure, duhet të tregohemi të zgjuara e të dimë se çfarë ngjyrat të veshim. E bardha është gjithmonë e përsosur për të kryer këtë funksion, por ka edhe tonalitete të tjera më trendy! Përmendim ngjyrën e mjedrës, një lloj çiklamine të lehtë; ngjyrën e adhurueshme pink të shekullit(Milennial Pink), një përzierje mes ngjyrës së pjeshkës dhe salmonit; ngjyra e koralit, bluja elektrike, e verdha dhe në mbrëmje absolutisht metalixato-t!

Me këto ngjyra do të dukeni bukur pa filluar ende pushimet!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF