KreuStil Jetese

Dhurojini stil dhe alegri shtëpisë… me lule!

Keni dëshirë për ndryshime në ambientet e shtëpisë? Jo gjithmonë kjo nënkupton të ndryshoni arredimin ose mobiljet.

Të shtoni lulet në dekorin e shtëpisë suaj mund të jetë zgjidhja më e shpejtë dhe mbresëlënëse për të sjellë gëzim dhe për t’ju përmirësuar humorin, por edhe një valë freskie në këto ditë të nxehta!

Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni vendet strategjike në ambientet e shtëpisë ku mund të përshtatet më së miri  hijeshia dhe ngjyra e luleve, pa penguar ose rënduar dhomën tuaj. Ju mund të zgjidhni dhomën e gjumit, kuzhinën apo tualetin. Shtëpia juaj do të duket mjaft tërheqëse si kurrë më parë dhe plot alegri!

Ja disa ide praktike se ku mund t’i vendosni bukur vazot me lule!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF