KreuStil Jetese

Nuancat ideale të buzëkuqit për brunet

A e dini se çfarë tonalitetesh për buzëkuqë preferohen në vende të ndryshme të botës? Në londër preferohen ngjyrat nude e karamel, në Nju Jork i kuqi klasik, ndërsa në Itali vendin e parë e mban ngjyra pink. Gjithmonë e më shumë na duket e vështirë që të zgjedhim një nuancë të re buzëkuqi apo të përshtatemi me trendet e momentit. Ngjyrat nuk janë më të ndara për verë e për dimër, gama e nuancave është gjithmonë e më e pasur, për të na lehtësuar mundësinë e zgjedhjeve për të nxjerrë në pah karakterin tonë unik.

Gjatë ditës preferohet një shkëlqyes buzësh, si më praktik. Ndërsa në mbrëmje buzëkuqët klasike janë ideale, edhe të shoqëruar me një shtresë shkëlqyese sipër, për të ruajtur ngjyrën deri natën vonë. Buzëkuqi shërben edhe për të theksuar nxirjen e lëkurës në këtë stinë të nxehtë.

Për vajzat brune e me flokë të errëta, një nuancë magjike që u duket bukur të gjithave me tonalitetin e buzëve është ngjyra çiklaminë, ajo më e errët në vishnje si frutat  pyllit, pink për një look sensual në maksimum, ngjyra portokalli gjatë ditës dhe e kuqja e ftohtë për në mbrëmje.

Në galeri kemi zgjedhur disa nga yjet më të famshëm me buzëkuq, shikoni se me cilën keni më tepër ngjashmëri fizike dhe frymëzohuni!