Gjatë verës lëkura jonë bëhet më e artë e kalon në nxirje. Fillojmë të çelim ngjyrën e flokëve për të pasur një look sa më të freskët e të shkëlqyeshëm. Ndryshojmë modelin e flokëve, na ndryshon humori, po kështu edhe veshjet e kozmetika. Fokusi në kozmetikë për verën 2017-të bie mbi sytë, duke aplikuar në to tonalitete të ngrohta dhe hije edhe më të theksuara.
Ngjyrat e ngrohta, të errëta ose të shkëlqyeshme si sateni i përshtaten në mënyrë perfekte portretit tuaj duke nxjerrë më në pah ngjyrën e lëkurës që keni marrë në plazh dhe e thekson së tepërmi atë. Ju këshillojmë të përdorni ngjyra si kafe e ngrohtë me nuanca të kuqerremta, të bronxta e të arta. Ju mund të bëni edhe një përzierje të këtyre tonaliteteve për të arritur një look të ndritshëm sipas dëshirës suaj.
Për të krijuar një vështrim sa më mbresëlënës ju mund të përdorni edhe rimelin me ngjyra të arta i cili mund të jetë edhe kundra ujit.
Nëse preferoni një look më të thjeshtë e klasik atëherë ju sugjerojmë tonet mat, aplikoni një ngjyrë kafe të ngrohtë në qendër të kapakut të syrit.
Mos harroni të shkëlqeni këtë verë!
Një make up perfekt për flokë të bardha!
Rikthehen në modë syzet… e vogla!
Modelet unike të byzylykëve për meshkuj
Modë, verë 2017. A dini gjithçka mbi flokët?
Modelet më të bukur të kadillakëve
Ngjashmëria e Duas me të atin do t’ju habisë …
2 vjet revista BORDO
Rrobat e banjës ylber
Fustane nusesh Made in France
Çantë e vjetër, jetë e re!
Veshjet njëngjyrëshe dominojnë këtë verë
Këtë verë shkëlqeni me syzet pilot
Modelet më të reja të rrobave të banjës
Çantat që do dominojnë këtë verë
Guri dekorativ kthehet në mbretin verës 2017
Ja ku e kanë kaluar fundjavën VIP-at shqiptarë
Kur këmisha bëhet sensuale
