Familja mbretërore britanike po vazhdon turneun në Gjermani e në Poloni. William dhe Kate, kësaj here kanë zgjedhur që të shoqërohen edhe nga fëmijët George dhe Charlotte.
Princesha 2-vjeçare Charlotte po na bind gjithmonë e më shumë se ajo do të bëhet ikona e ardhshme e Buckhingam Palace.
Vishet gjithmonë duke u kombinuar me të ëmën. Ashtu si mbretëresha Elizabetë dhe Kate, edhe ajo ndjek artin e kombinimit të ngjyrave. Ajo ndjek një stil të mirëpërcaktuar, vishet me lule dhe thekë.
I mban flokët të krehura si në vitet ’90, me vijë në mes. Një look që ka huazuar së fundmi edhe modelja Bella Hadid.
Ashtu si e ëma, kombinon stilin modern dhe atë vintage. Ju kujtohen këpucët e kuqe që veshi në Varshavë? Kanë qenë të princit Harry kur ishte po dy vjeç.
Është gjithmonë thuajse elegante. Madje si e ëma, e cila i thyen shpesh rregullat strikte vë në dukje pjesën e këmbëve më tepër seç duhet.
Në këtë turne princesha Charlotte tregoi se është serioze në role diplomatike, duke përshëndetur dhe duke dhënë dorën ashtu siç e kërkon protokolli.
Pra, vogëlushja Charlotte po rritet si një ikonë e vërtetë stili. Sapo ajo shfaqet me një veshje, të nesërmen ky model rezulton më i shituri në treg. Charlotte, je një model i princeshës moderne që shumë nëna do të donin të vishnin vogëlushet si ty!
Fotot ilustruese i gjeni në galeri!
Turkezi, guri i çmuar i kësaj vere!
Tashmë Gucci vesh edhe shtëpitë tuaja!
Freskia e detit në shtëpinë tuaj!
Nuancat ideale të buzëkuqit për brunet
Flokë të përsosur për një ceremoni të veçantë
Një make up perfekt për flokë të bardha!
Rikthehen në modë syzet… e vogla!
Modelet unike të byzylykëve për meshkuj
Modë, verë 2017. A dini gjithçka mbi flokët?
Modelet më të bukur të kadillakëve
Ngjashmëria e Duas me të atin do t’ju habisë …
2 vjet revista BORDO
Rrobat e banjës ylber
Fustane nusesh Made in France
Çantë e vjetër, jetë e re!
Veshjet njëngjyrëshe dominojnë këtë verë
