KreuStil Jetese

Flokë gjysmë të mbledhura si të yjeve!

Është modeli më i preferuar i Kate Middleton, me gjatësinë e flokut të saj kapet lehtësisht. Për tani në verë ky  është një model shumë praktik dhe i lehtë për t’u realizuar në shtëpi në fare pak minuta.

Flokët gjysmë të kapura ju tregojnë mjaft elegante. Të kapura lart, janë tepër praktike për në plazh ose pjesën e parë të ditës. Ndërsa kur e stiloni pak më poshtë, e më të mbledhur tip gjysmë-top  është model përfekt për një aperitiv ose mbrëmjë më romantike.

Gjatë ditës, mund të shtoni edhe lloje lulesh ose fjongosh në flokë. Ndërsa në mbrëmje duhet të kuroni çdo detaj kur të mblidhni flokët. Flokët gjysmë të kapura janë perfekte edhe për në ceremonitë martesore, do të jeni një e ftuar perfekte me këto flokë!

Të gjitha fotot i gjeni në galeri!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF