KreuStil Jetese

Tendencë: Nuancat e syve që nuk duhet t’ju mungojnë në make up!

Adhuruese të make up-it! Është e vërtetë që tani në verë, përveçse në mbrëmje nuk i përdorim shumë tonet e syve në jetën e përditshme. Megjithatë, ato janë më se të domosdoshme për t’i dhënë një tipar më të fortë e më të thellë shikimit e për t’i shtuar hijeshinë pamjes suaj.

do të mbeteni të magjepsura nga këto nuanca që ju këshillojmë dhe do t’i doni me patjetër në rutinën tuaj të bukurisë për këtë verë! Ja tonalitetet që do ju lënë pa frymë:

Roza- Që nga nuanca më e lehtë e saj, në ngjyrë pjeshke, e deri në nuancën më të theksuar çiklaminë.

Ngjyrat e ftohta- Blu, e kaltër dhe e gjelbër janë ngjyra që duhet t’i keni me patjetër në paletën tuaj të kozmetikës.

Ngjyrat metalike- Nuancat e arta, të bronzta e të argjendta janë perfekte për të nxjerrë në pah lëkurën tuaj të nxirë nga plazhi dhe për t’ju dhuruar shkëlqim në çdo rast.

Ngjyrat neutrale- Ngjyrat nude dhe bezhë të tonaliteteve të ndryshme, që nga më të çelëtat deri tek ato më të errëtat.

Po ju, cilën ngjyrë preferoni?Ja disa ide në galeri!

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF