Trendet më në modë të ngjyrave të flokëve për vitin 2017-të mbeten tonalitetet e çmendura e të ylberta. E kaltra dhe bluja në flokë janë padyshim nga nuancat më të bukura të flokëve që na kujtojnë botën e përrallave. Nëse ju pëlqejnë hijet blu për të provuar në flokët tuaj, por keni ende pasiguri se cilat nuanca të zgjidhni, ju vijmë në ndihmë duke ju treguar ngjyrat më In dhe se cilat përshtaten më bukur me rezultatin që ju doni të arrini.
Bluja me nuancë kobalti përshatet me personat që kanë ngjyrë të çelët të syve, si gri e të kaltër. Me këtë ngjyrë nuk do të kaloni kurrsesi pa u vënë re!
Bluja e errët në të zezë, e quajtur neroblu vazhdon të mbetet klasike dhe ende në modë! Kur keni një bazë të zezë ju sugjerojmë të bëni disa fije me reflex blu në flokë, rezulati do të jetë i mahnitshëm!
Nëse ju pëlqen grija dhe bluja pastel mund të zgjidhni një nuancë të ndërmjetme mes tyre. Edhe bluja e xhinseve ose ngjyra e lavandrës blu u përshtatet shumë mirë vajzave me sy të errët. Tonaliteti i turkezit, aq i dashur për të gjitha ne është një ngjyrë që ju bën të ëndërroni, por nuk këshillohet pas të tridhjetave! Këtë ngjyrë e kemi parë tek Kylie Jenner dhe Hilary Duff. Ndërsa ngjyra lejla e errët i shkon vajzave që kanë flokë të shëndetshëm e me shkëlqim, si artistja Katy Perry.
Përpara se të vendosni të bëni një ndryshim kaq të guximshëm e fantastik, ju mund të provoni të bëni fillimisht ndonjë fije për të parë rezultatin. Mos tentoni t’i bëni vetë, ky proces kërkon patjetër dekolorim dhe një parukiere profesioniste! Vajzat me flokë të çelëta e kanë më të lehtë për të arritur një rezultat më perfekt!

Unazat që tregojnë personalitetin tuaj!

Peshqirët më fotozhenikë të Instagramit!

10 ide unike dizajni për thonjtë këtë muaj!

Për një look klasik zgjidhni aksesorët me perla!


Për këto varëse u çmend Beyonce dhe Rihanna!

Një make up festiv për mbrëmjet në disko!


Trendet e grimit për sezonin Vjeshtë-Dimër

Rikthehen në modë… vathët rrathë!

Flokë të rregullt që sfidojnë vapën!

Ja si të keni një copëz det kudo me vete!


7 detajet që të jeni IN këtë verë

Si të krijoni një kënd të rehatshëm leximi?


E parezistueshme me këto modele gërshetash!

Si të bini në sy me thonjtë shumëngjyrësh Pop!

Vathët me thekë nuk dalin kurrë nga moda!
