KreuStil Jetese

Një make up festiv për mbrëmjet në disko!

Është verë dhe mbrëmjet e fundit që kanë mbetur nga kjo stinë duam t’i kalojmë në një mënyrë sa më argëtuese, apo jo? Në daljet në mbrëmje mund t’ia lejojmë vetes një look disi më të ekzagjeruar e të shfrenuar, pasi jeta e natës nuk ka kufij dhe na lejon gjithçka! Sot ju sugjerojmë nuancat e duhura të grimit për një mbrëmje festive në disko!

Në këto mbrëmje festive kemi si aleat edhe lëkurën e nxirë prej diellit, ndaj duhet të përshatemi në veshje dhe grim në mënyrë që të nxjerrim sa më në pah ngjyrën e bukur të lëkurës sonë! Aplikoni xixat dhe grimin me shkëlqim, pigmentet njëngjyrëshe dhe të ylberta. Nuk kan rëndësi nëse do t’i aplikoni ato vetëm tek sytë apo buzët, e rëndësishme është që të vini në punë fantazinë tuaj për të krijuar një look unik e festiv. Përveç ngjyrave të ylberta, mbrëmjeve duken bukur sidomos në lëkurën e nxirë edhe nuancat gold, bronx e të argjendtat si tone sysh, por edhe në trajtën e penelit të lëngshëm. Si t’i jepni look-ut një prekje finale? Aplikoni pudra me shkëlqim ose highlighter tek faqet buzët dhe dekolteja dhe do të keni një mbrëmje të suksesshme! Insipirohuni prej galerisë sonë dhe bëfshi qejf!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF