Nje nivel i ri i të shprehurit që e çon një hap më tej tatuazhin klasik dukë bërë që të marrë jetë falë një loje të zgjuar hijesh dhe iluzionesh optike. Këto vepra arti në lëkurë tregojnë një histori, fiksojnë një kujtim ose mbartin një anën tonë të fshehur. Tatuazhet 3D po bëhen gjithnjë e më shumë popullorë. Po çfarë i dallon ato nga tatuazhet klasike?
Së pari, kemi të bëjme me të luajturin në lëkurë me dy versione të një dizajni të njëjtë, me tonalitete të dy ngjyrave e cila shndërrohet në tre-dimensionale po ta shihni me syzet tipike 3D të kinemasë. Së dyti, ka edhe një nënkategori më klasike e këtij lloji tatuazhi që mund të shihet edhe me sy të lirë dhe të dallojmë hijet dhe efektin e ngritur në lëkurë. Dallojmë subjektin normal dhe për të marrë efektin 3D i shtojmë hijet dhe tiparet të cilat i japin thellësinë dhe dimensionin figurës së zgjedhur e cila krijon menjëherë iluzionin se diçka po shqyen lëkurën në pjesën e trupit ku ndodhet. Kjo është një teknikë e re që lejon evolucionin e mëtejshëm të punimeve artistike mbi lëkurë dhe i jep një tjetër formë kockave apo muskujve përmes dizajneve të ndryshme. Subjektet e përshtatshme për këtë teknikë janë kafshët.
Pse u bë menjëherë kaq e pëlqyeshme kjo teknikë? Si çdo shprehje artistike që ka të bejë me bukurinë dhe shtrirjen grafike të dizajneve mbi lëkurë, shpreh një emocion dhe një vizion të personalitetit të kujtdo që ka zgjedhur t’i mbajë përgjithmonë në trup. Në këtë mënyrë,është një teknikë e cila e ka çuar artin e tatuazheve në një tjetër nivel, duke kaluar nga një figurë dekorative në një copëz arti më të gjallë.


Maska ideale e natës për fytyrë të yndyrshme!


Kim Kardashian zbulon fondotintat e preferuara!

Nuancat për flokë blu si në përralla!

Unazat që tregojnë personalitetin tuaj!

Peshqirët më fotozhenikë të Instagramit!

10 ide unike dizajni për thonjtë këtë muaj!

Për një look klasik zgjidhni aksesorët me perla!


Për këto varëse u çmend Beyonce dhe Rihanna!

Një make up festiv për mbrëmjet në disko!


Trendet e grimit për sezonin Vjeshtë-Dimër

Rikthehen në modë… vathët rrathë!

Flokë të rregullt që sfidojnë vapën!

Ja si të keni një copëz det kudo me vete!


7 detajet që të jeni IN këtë verë
