MTV Video Music Awards ka sjellë jo pak ngjarje interesante ndër vite. E kush mund ta harrojë çastin kur Kanye i ndërpreu fjalën Taylor Swift…live…në skenë?! Këtë vit, nuk pamë pak nga kjo ceremoni e përvitshme, e të gjithë u impresionuan me premierën e klipit të Taylor, që vazhdon të njerrë në pah plot polemika. Nga ana tjetër, fjalimi emocionues i Pink për vajzën e saj dhe imazhin e trupit do të mbetet gjatë në memorien e audiencës.
Por, skena nuk ishte i vetmi vend në të cilin yjet bënë deklarata të forta. Tapeti i kuq, siç dihet tashmë, është ai që tërheq vëmendjen e çdokujt. Folëm për të veshurat më keq, dhe e thamë se vendin e parë të kësaj liste e rrëmbeu Nicki Minaj. Megjithatë, lista e kësaj lloj kategorie nuk ishte edhe fort e gjatë, duke drejtuar shikimin dikut gjetkë. Lorde shkëlqeu në këtë event, me fustanin violetë të mbuluar me pupla fine, që kombinohej më së miri me natyrën e saj si këngëtare, e nga ana tjetër të largonte disi nga karakteri gotik. Katy Perry zgjodhi një fustan krejtësisht të bardhë, e shumë nga fansat aluduan se kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj Taylor, video ‘hakmarrëse’ e së cilës i drejtohet kryesisht Perry-t. Sipas aludimeve, ngjyra e përzgjedhur është një deklaratë e qartë e këngëtares mbi paqen e plotë që e karakterizon. Paris Jackson i besoi Dior për një transparencë elegante, të cilën do donim ta provonim të gjithë. Ashtu sikurse Hailey Baldwin u shfaq nën petkun shkëlqyes të emrit të Zuhaid Murad, e veshur me një kostum një-pjesësh të tejdukshëm, punuar me detaje elegante dizenjosh. Në galeri do të gjeni imazhet e yjeve të lartpërmendura. Cila është e preferuara juaj?

Si të jesh në formë perfekte pas pushimeve!








Maska ideale e natës për fytyrë të yndyrshme!


Kim Kardashian zbulon fondotintat e preferuara!

Nuancat për flokë blu si në përralla!

Unazat që tregojnë personalitetin tuaj!

Peshqirët më fotozhenikë të Instagramit!

10 ide unike dizajni për thonjtë këtë muaj!

Për një look klasik zgjidhni aksesorët me perla!


Për këto varëse u çmend Beyonce dhe Rihanna!

Një make up festiv për mbrëmjet në disko!
