KreuStil Jetese

Si të jesh në formë perfekte pas pushimeve!

Dielli i nxehtë, kripa, banjot e detit, të gjitha këto na kanë ofruar relaks pafund këtë verë! Por, vera është edhe sezoni në të cilin jo rrallë lëmë pas dore kujdesin për veten tonë! Ju sugjerojmë se idea më e mirë është që në këto ditët e fundit të gushtit të përfitojmë e ta përkëdhelim pak veten, ndiqni këshillat tona!

Fillojeni ditën tuaj duke pirë dy filxhanë me çaj, në këtë mënyrë do të përfitoni pastrimin e organizmit tuaj.

Kujdesuni për lëkurën tuaj. Hidratojeni çdo ditë, në mëngjes dhe në darkë. Kjo është dhe një mënyrë shumë e mirë që përveç të ushqyerit, të ruani edhe ngjyrën e lëkurës. Mund të bëni disa herë në javë edhe një pastrim të trupit me kripëra dhe vajra esenciale, janë të mrekullueshme për të larguar qelizat e vdekura apo papastëritë.

Jepini gjallëri flokëve tuaj! Trajtojini me vaj argani ose maska me argjile, janë detoksifikuese dhe do ju rikthejnë shkëlqimin e do t’i bëjnë sërish të shëndetshëm.

Lëkura e nxirë do të jetë shpejt një kujtim i bukur, prandaj filloni të aplikoni sërish make up. Theksoni shikimin tuaj duke aplikuar rimel. Pak rouge me shkëlqim tek faqet do të ishte gjithashtu themelore për të ndriçuar portretin tuaj!

Të paktën një herë në javë, për njëzet minuta aplikoni një maskë në fytyrë. Edhe tre do të ishin mjaftueshëm. Ju këshillojmë maskat me argjil për të përmbushur nevojat e gjithë pjesëve të fytyrës.

Jeni gati të shkëlqeni në vjeshtë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF