Keni marrë një ngjyrë të bukur gjatë pushimeve dhe dëshironi ta mbani sa më gjatë, edhe në muajt pasardhës? Ju sugjerojmë të ndiqni këto këshilla për një lëkurë të nxirë e të hidratuar:
Një skrab i lehtë
Pastroni lëkurën lehtë me skrab një herë në javë (jo më shumë) duke eleminuar shtresën sipërfaqësore. Mund të bëni një skab të mirë e të ëmbël edhe në shtëpi me mjaltë e sheqer. Është mjaft i efekshëm!
Pini shumë ujë
Lëkura ka shumë nevojë që të qëndrojë e hidratuar. Lërëni mënjanë koktejlin e preferuar dhe pini sa më ujë që të jetë e mundur në ditë! Nëse ju pëlqen, mund ta aromatizoni gotën e ujit me mente ose pak xhenxhefil.
Konsumoni fruta dhe perime
Ju duhet që të pasuroni trupin me përbërës aktivë, vitamina dhe minerale të dobishme të cilat mbajnë trupin dhe lëkurën në mënyrë të përsosur. Mbani parasysh se në qoftë se lëkura nuk është e hidratuar, as organizmi nuk është i tillë. Ushqehuni me produkte të cilat përmbajnë karoten: karotat dhe sallatrat janë mike të lëkurës suaj.
Dush me vaj
Në vend të shampos mund të përdorni vaj për të larë pjesën më sipërfaqësore të trupit, ju e keni bërë skrabin tashmë.
Kremi hidratues
Vendosni gjithmonë krem hidratues në trup. Është ushqyes shumë i mirë i lëkurës. Zgjidhni një krem pa përmbajtje alkooli për të shmangur irritimin e lëkurës.
Merrni rreze dielli edhe në vjeshtë
Përfitoni edhe nga ditët e bukura e plot diell të vjeshtës, do të ndihmojë mirëqenien tuaj si edhe që të mbani nxirjen më gjatë!




Maska ideale e natës për fytyrë të yndyrshme!


Kim Kardashian zbulon fondotintat e preferuara!

Nuancat për flokë blu si në përralla!

Unazat që tregojnë personalitetin tuaj!

Peshqirët më fotozhenikë të Instagramit!

10 ide unike dizajni për thonjtë këtë muaj!

Për një look klasik zgjidhni aksesorët me perla!


Për këto varëse u çmend Beyonce dhe Rihanna!

Një make up festiv për mbrëmjet në disko!


Trendet e grimit për sezonin Vjeshtë-Dimër

Rikthehen në modë… vathët rrathë!

Flokë të rregullt që sfidojnë vapën!

Ja si të keni një copëz det kudo me vete!
