KreuStil Jetese

Buzëkuq sipas ngjyrës së lëkurës? Ja sa lehtë mund ta zgjidhni!

Sa e sa herë kemi folur për kremin ton që duhet t’i përshtatet në maksimum ngjyrës së lëkurës. Kemi zbuluar sekretin e arritjes së një qellimi të tillë, e kjo falë trukeve të artistëve të grimit, që tregonin se një test i tillë realizohej duke aplikuar tonin në qafë, dhe jo në sipërfaqen e dorës. E siç mund ta imagjinoni, e njejta vështirësi mund të gjendet edhe në përzgjedhjen e buzëkuqëve, pasi jo nuancë na përshtatet si duhet.

Si pasojë, aplikimi i një ngjyre shumë të ndezur apo shumë të zbehtë, shpesh bën që të dallojmë me kilometra larg, e kjo jo në sensin pozitiv. Këtë herë, ne nuk do t’ju njohim me sekrete apo këshilla të profesionistëve, pasi gjithçka është zgjidhur nëpërmjet një testi online. Në linkun e mëposhtëm do të mund të gjeni përgjigjen mbi zgjedhjen e buzëkuqit perfekt për lëkurën tuaj:
https://www.thisispowder.co.uk/preregister/red-lipstick
Blerje të mbara!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF