KreuStil Jetese

Si të aplikoni buzëkuqin në mënyrë të përsosur!

Buzëkuqi është një nga produktet kozmetike më të dashura të femrave dhe me këshillat tona do ta aplikoni në mënyrë të përsosur me lëvizje fare të thjeshta! Tashmë preferohet jo vetëm i kuqi klasik, por të gjitha nuancat nga nude në të errëta dhe nga mëngjesi në darkë.

Si ta aplikojmë ngjyrën tonë të preferuar të buzëkuqit për t’u dukur sa më mirë?

Së pari duhet t’i keni buzët sa më të hidratuara. Pas kremit hidratues të fytyrës, ju mund të përdorni për pjesën e buzëve edhe gjalpë kakaoje për disa minuta.

Theksoni konturet me një laps me ngjyrë neutrale ose me tonalitetin e njëjtë me atë të buzëkuqit që do të vendosni më pas. Filloni t’i sfumoni duke u nisur nga jashtë brenda. Tregoni kujdes që nunaca me të cilën bëni konturin e buzëve të mos jetë kurrë më e errët se buzëkuqi.

Aplikoni buzëkuqin, jo drejt e në buzë por përmes një peneli të hollë e të përshtatshëm i cili ju lejon ta përhapni ngjyrën me precizion në të gjithë sipërfaqen e buzëve.

Provojeni! Rezultati do të jetë i përsosur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF