KreuStil Jetese

Me apo pa reçipeta, ja e vërteta e zgjedhjes ideale përgjatë natës

Femrat kategorizohen në dy grupime: ato që presin me padurim kthimin në shtëpi për t’u çliruar nga reçipetat, e të tjerat që thjesht nuk munden të rrinë pa to, duke i mbajtur edhe gjatë gjumit (Marilyn Monroe ishte një prej tyre). Mes gjithë deklaratave të ekspertëve mbi favorizimin e njërit version apo tjetrit, përfundimi real është disi larg asaj çka do të dëshironim të gjithë.

Mia Talmor, një ndër ekspertet e kirurgjisë plastike në spitalin e New York-ut, del në konkluzionin se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se reçipetat ruajnë formën e gjoksit, duke shmangur kështu varjen e tyre. Sipas saj, këto të brendshme funksionojnë më shumë për një mbrojtje vertikale, ndërsa kur shtrihemi gjoksi ka tendencën të kërkojë më shumë hapësirë horizontalisht. Ndërsa, kirurgu i plastikës Matthew Schulman, për të njejtën çështje deklaron se të mbajturit e reçipetave është më mirë se pa gjë fare. “Të mbash reçipeta do të thotë ta ndihmosh gjoksin të mos krijojë varje apo të çara në anë”, shprehet ai. Me pak fjalë, kemi dy konkluzione krejt të ndryshme, që çojnë drejt një përfundimi të vetëm: nuk ka ende një përgjigje të saktë për këtë çështje…! E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri, është se nëqoftëse i përkisni kategorisë ‘reçipeta me kohë të plotë’, sigurohuni që natën ta kaloni me një version jo shumë të ngushtë të tyre, pasi kjo realisht mund të shkaktojë dëme. Sa për të tjerat, mbajtja ose jo e reçipetave mbetet një zgjedhje individuale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF