KreuStil Jetese

Yjet që dëshmojnë se vetullat përbëjnë diferencën!

Paraqitja e jashtme po përfshihet gjithmonë e më shumë tek tendencat e fundit, duke mos i shpëtuar dot kështu trendeve të çdo kohe. Po shohim se ditët e sotme po favorizojnë grimin disi të rënduar, që ekspozon më së shumti vetullat. Dëshira për të patur vetulla të plota po shtyn vajzat t’i drejtohen edhe qendrave estetike për mbushjen e tyre në mënyrë artificiale.

Është ironike, pasi po flasim për një periudhë vetëm 17 vite pas 2000-shit, kohë në të cilën femrat rendën pas vetullave shumë të holla, e mundësisht edhe pak të harkuara. Shumë nga yjet e Hollywood-it janë paraqitur në tapetin e kuq me një pamje të tillë, e këtu mund të përmendim Angelina Jolie, Drew Berrymore, Sarah Jessica Parker etj. Por, ka dhe nga ato të famshme si Rita Ora apo Margot Robbie, të cilat thjesht ndryshuan nuancën e vetullave, duke i përshtatur kështu me ngjyrën e flokëve. Rezultati? Vetullat përbëjnë realisht ndryshimin! Shfletoni në galeri për ta kuptuar edhe më tej pse duhet të kemi kujdes me përkujdesjen ndaj tyre…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF