Pas ujit, çaji është pija më e popullarizuar në botë, përtej të qenurit e shijshme, qetësuese apo energjike, – hulumtimet e fundit shkencore e lidhin atë me një numër të madh të përfitimeve të shëndetit mendor dhe fizik. Kohët e fundit, për shembull, studimet kanë treguar se çaji ul mundësinë e prekjes nga sëmundjet si depresioni, kancerit ovarian, Parkinsonit dhe sklerozës. Pra sa më shumë çaj të pini aq më mirë është, por studime të tjera hedhin dritë mbi rezikun që na kanoset nëse përdorim lloje të ndryshme çajrash. Çaji mund të përmbajë ose të përthithë përbërës të ndryshëm toksikë, që varet nga shumë aspekte – duke përfshirë tokën, mjedisin, korrjen, magazinimin dhe mënyrat e pirjes. Një numër studimesh kanë zbuluar nivele të tepërta të elementeve toksike në shumë lloje të ndryshme.
Njihuni me rreziqet e mundshme
Metalet e rënda: Një studim i kryer më 2013 nga Journal of Toxicology, shkencëtarët testuan 30 lloje çajrash dhe zbuluan se kishin sasi të mëdha të metaleve të rënda, të cilët shkaktojnë probleme të zemrës, veshkave dhe riprodhimit. Një tjetër studim më 2015 tregn se çajrat që kanë më shumë acid citrik lëshojnë më shumë alumin dhe metal të rëndë, ndërsa paketat e çajit të limonit prodhojnë sasi 10 deri në 70 herë më të lartë.
Si të pijmë çaj pa rrezikuar shëndetin.
Zierja e çajit të mos zgjasë më shumë se tri minuta, dhe shmangni çajin që vjen nga zona që janë më të ndotura, si Kina, India dhe Sri Lanka. Çaji nga Kina ka nivel të lartë të metaleve të rënda dhe aluminit, kryesisht për shkak të tokës së ndotur që vjen si pasojë e termocentraleve me qymyr. Ju mund të minimizoni ndikimin e metaleve të rënda përmes marrjes së mjaftueshme të mineraleve të domosdoshme dhe vitamniës D.





Arredimi perfekt? Sipas shenjës suaj zodiakale!




Smokey, tendenca e grimit të syve për vjeshtën!


Momentet më kulminante të veshjes në VMA 2017!

Si të jesh në formë perfekte pas pushimeve!







