KreuStil Jetese

ZARA, e para në listën e emrave gjithpërfshirës së tendencave të fundit!

Po e përmendim shpesh ZARA-n kohët e fundit, e kjo jo pa arsye. Që nga origjina e emrit, e deri tek renditja në vendin e parë të listës së emrave të kërkuar në Google, ZARA mesa duket do të na qendrojë besnike edhe në një tjetër aspekt. Nëse i drejtoheni dyqaneve të kësaj linje për çmimet e lira, ju sugjerojmë të shtoni dhe një tjetër arsye kur të bëni blerjet e reja: tek ZARA gjenden tendencat më të fundit të secilit sezon!

Mund të duket e habitshme, por është vetëm e vërteta. Viti aktual e gjeti një emër të tillë gjithpërfshirës të trendeve më në zë të 2017. Nëse jeni të apasionuar pas dizanjove me lule, mund të shkoni tek ZARA. Dëshironi ta nisni vjeshtën me çizmet sipër gjurit? Hidhini një sy sektorit të këpucëve tek ZARA. Nuk i ndaheni dot xhaketës së lëkurës? (nuk ia vlen të përmendim të njejtin emër) Me pak fjalë, gjithçka dëshironi mund të gjendet në dyqanet më të dashura për ju, e siç mund ta imagjinoni, çmimet nuk do t’ju shkundin nga paratë. Në galeri do të gjeni disa nga tendencat më të spikatura përgjatë vitit, të cilat mund t’i bleni fare mirë tek…ZARA!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF