Janë ndër aksesorët më të preferuar të femrave, e tendencat për secilin sezon surprizojnë jo pak. Syzet e diellit po vijnë së fundmi me modele nga më të ndryshmet, duke na surprizuar shpesh me risi e stile që askush nuk i priste më parë. Por, duke qenë se rikthimi pas në kohë është ndër metodat më të parapëlqyera të modës, vitet ’60 nuk kishin si të vinin ndryshe përveçse me modelet e syzeve ‘cat-eye’, të cila i kemi parë pothuajse kudo këto vitet e fundit.
Një ndër fanset më të flakta të një stili të tillë është edhe Kendall Jenner, e cila si rrallë herë është paraqitur shumë shpesh në publik me të njejtat syze. Një model shumë më i vogël për nga madhësia i përket firmës Kylie&Kendall, version të cilin ia pamë para disa kohësh Dafina Zeqirit. Dy nga emrat më ikonik të Hollywood-it në vitet ’60, Audrey Hepburn dhe Marilyn Monroe, nuk nguruan aspak të përdornin syzet ‘cat-eye’ për të shpërfaqur klasin, modernen e guximin në stil. Stilin identik që e kemi parë aq shumë të gjejë përdorim tek paraqitja e Kendall Jenner, nga vajzat shqiptare dallojnë me po të njejtin version Olta Gixhari dhe Armina Mevlani. Të dyja kanë treguar shpesh herë jo pak nga pasioni për stilin retro, kështu që një aksesor i tillë nuk kishte si të mungonte në koleksionin e Mevlanit apo Gixharit. Po ju, do t’i preferonit një palë të këtij lloji? Në galeri do të gjeni disa nga imazhet e këtij modeli, të kombinuara ndryshe nga personazhe të ndryshëm.



Duke pirë kafe, mund të jetojmë më gjatë?


Pjalmimi: Bukuria dhe çelësi i jetës

Si të aplikoni buzëkuqin në mënyrë të përsosur!







Arredimi perfekt? Sipas shenjës suaj zodiakale!




Smokey, tendenca e grimit të syve për vjeshtën!


Momentet më kulminante të veshjes në VMA 2017!
