KreuStil Jetese

Për të apasionuarat pas sportives, vjeshta vjen me detaje vijash!

Mendoni se flasim vetëm për veshjet klasike apo shik? Epo, gaboheni pasi këtë herë vjeshta i dedikohet shumë më tepër vajzave sportive. Lirshëm, komode dhe plot stil, tashmë mund të vishni pantallonat tuaja të preferuara, pa u menduar gjatë. Xhinset mbeten të pavdekshme, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i zgjedhim domosdoshmërisht për kohën e freskët. Sa për prerjet disi më zyrtare, le të themi se nevojitet pak më shumë kohë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur.

Në formën e tutave apo pantallonave komforte, modelet më të fundit nuk vijnë aq thjeshtë sa mendoni. I keni të njohura vijat vertikale që përshkojnë gjatësinë e një modeli klasik të Adidas? Epo, Gucci vjen me po të njejtën risi, e firma dhe më pak të njohura se të lartpërmendurat nuk ngurojnë ta sjellin këtë trend në mënyra të ndryshme. Dua Lipa dhe Lori Hoxha i kanë besuar Adidas, ndërsa Armina Mevlani ka tërhequr vëmendjen me versionin Gucci, të kombinuar jo aq sportiv sa duhet. Rita Ora, Bebe Rexha, Elvana Gjata, janë të tjerë emra që nuk i shpëtuan dot vijave, ndërsa Nora Istrefi është parë së fundmi me një stil disi më të veçantë, me mbërthecka në anë, të cilat këngëtarja ka preferuar t’i mbajë të zbërthyera për ekspozimin e këmbëve. Në galeri do të gjeni disa nga personazhet shqiptare të apasionuara pas kësaj tendence, si dhe mënyrën se si secila ka preferuar t’i kombinojë. Po ju, do ta zgjidhnit një trend të tillë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF