KreuStil Jetese

Blogeret më të mira të 2017-ës, që do t’i japin stilit një tjetër kuptim!

A e dini sa popullaritet po marrin çdo ditë e më shumë blogeret? Çdo ¼ e sekondit, lançohet një blog diku nëpër botë. Mes shumë kategorive, ato që dallojnë më shumë janë blogeret e modës, që çuditërisht sa vijnë e po shtohen edhe më tepër. Rezultati? Nuk mund të themi që nuk na nevojiten të tilla inspirime, pasi sa herë dëshirojmë të kërkojmë një stil ndryshe për veten,  jemi gati të zbulojmë çdo cep të internetit dhe rrjeteve sociale, për të gjetur atë çka do të na ndryshojë komplet ditën!

Ndoshta, ekrani i telefonit është lodhur së shfaquri foto të pafundme në Instagram, të cilat mund t’i përkasin dhe ndonjë koreaneje të apasionuar pas modës. Ndoshta, keni kërkuar edhe ndër emrat shqiptarë, por asgjë nuk ka rezultuar siç keni dëshiruar ju në atë moment. Ndoshta, frymëzimi që mund të merrni nga aktoret kushton me mijëra dollarë, e natyrisht që nuk keni ndërmend të zbrazni kuletën vetëm për hir të një sezoni…Epo, jemi me fat, pasi revistat më të famshme të momentit kanë bërë përzgjedhjet e tyre për blogeret më të mira të këtij viti, të cilat do t’i japin stilit një tjetër emër. Për çdo stinë, e për çdo natyrë veshje, në galeri ju prezantojmë me disa nga vajzat më të dashuruara pas modës, që do t’ju inspirojnë për të ndryshuar rrënjësisht mendimin mbi paraqitjen!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF