Kostumet e të brendshmeve janë sa të dëshirueshme, aq dhe disi të papërballueshme për t’u blerë vazhdimisht. Po përfshihen çdo herë e më shumë tek kategoria e artikujve të kushtueshëm, e për këtë arsye disponojmë një apo dy modele të tilla. Kombinuar në perfeksion me ngjyra e dizenjo, kostumet e të brendshmeve janë favoritet e femrave. Pavarësisht kësaj, tentojmë që këto stile t’i veshim në evente speciale, si përshembull…në Shën Valentin!
Por, pse ta kufizoni veten kaq shumë? Pse duhet të presim vetëm data të caktuara për t’u dukur mrekullisht e paraqitshme edhe pa rroba përsipër? Dantellat përbëjnë diferencën, ndërsa materiali i tejdukshëm është ai që do të çmendë partnerin apo do të bëjë të ndiheni më seksi se kurrë. Materialet e mëndafshta do t’ju bëjnë të udhëtoni drejt një tjetër universi; e zeza do të shpërfaqë elegancën; e kuqja do të ndjellë pasionin e do të ndezë imagjinatën…Mjaftueshëm për t’ju bindur për blerjet e rradhës? Në galeri do të gjeni sugjerimet më të mira, që nuk do të ishte aspak keq t’i dispononi në garderobën tuaj!


Një make up i shpejtë për në shkollë


7 mite të pavërteta mbi dietat!




6 rregullat e bukurisë nga grimieri i Beyonce!

Lëkurë në zyrë? Këtë sezon, më shumë se kurrë!










