KreuStil Jetese

Taka dhe çorape, tendenca së cilës i beson Orinda!

Nuk është hera e parë që Orinda Huta përmendet për stilin apo ndjekjen e modës. Në fakt, para disa vitesh, kur ende nuk ishin përfshirë emra të rinj në konkursin “kush vishet më mirë”, Orinda tërhiqte jo pak vëmendje me paraqitjet e saj. Edhe pse nuk ka eksperimentuar shumë me ndryshimet, Huta mesa duket e parapëlqen adaptimin e tendencave të ardhura direkt nga pasarela. E në një ditë me shi si kjo, çfarë ka zgjedhur Orinda?

Fundi i zi me pala korenti është ai çka tërheq fillimisht vëmendje të drejtpërdrejtë. Por, në foton e postuar nga vetë Huta në MyStory, syri nuk ka se si të mos vërej kombinimin e këpucëve me taka dhe çorapeve të holla. Një tendencë e tillë u pa në sfilatat e Isabel Marant, Saint Laurent, Gucci, Tommy Hilfiger etj, kur kryeqyteti si Parisi apo Londra ekspozuan koleksionin e ri Vjeshtë/Dimër 2017. Ndërsa, ndërthurja e të kuqes dhe rozës, gjeti vend si në verë, ashtu dhe këtë sezon, e një trend të tillë e vulosi akoma dhe më shumë Rihanna, kur zgjodhi fustanin Prada për një nga premierat e filmit ‘Valerian’. Kështu, ndoshta veshja e kësaj mbrëmje për ju do të jetë pikërisht një kombinim i inspiruar nga Orinda, e cila duket se vazhdon t’i qendrojē besnike modës! Në galeri do të gjeni imazhet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF