KreuStil Jetese

Atmosfera më e bukur këtë stinë vjen nga… ballkoni juaj!

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, ndoshta nuk na pëlqen  që të qëndrojmë brenda në shtëpi, por duke pasur dekorin e duhur jemi të sigurtë se nuk do të doni më që t’i largoheni rehatisë së shtëpisë suaj!

Një nga ambientet më relaksuese të shtëpisë është ballkoni ose tarraca juaj. Mund t’ju duket veror, por nëse e shfrytëzoni për një lexuar një libër të mirë në ditë me diell është vend fantastik! Inspirohuni nga ngjyrat e vjeshtës! Me idetë tona të një arredimi dhe dekori  të posaçëm ballkoni do të shndërrohet në vendin e duhur për të konsumuar një mëngjes apo edhe një aperitiv mes miqsh. Shfrytëzojeni sipërfaqen që keni në dispozicion të ballkonit tuaj me stil dhe shije, do të kaloni momente perfekte nën shoqërinë e një libri ose një filxhani të ngrohtë çaji. Shfletoni galerinë për idetë më të veçanta për këtë stinë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF