KreuStil Jetese

Si të zbukuroni shtëpinë me kunguj

Të gjithëve na pëlqen kungulli si një element dekorativ, i sjell shtëpisë bukurinë e stinës së vjeshtës. Kemi menduar t’ju sjellim disa ide dekori me këtë protagonist të festës së Halluinit. Tradita e do me ngjyrë portokalli, por ju mund ta kombinoni fare mirë edhe në tonalitete të së gjelbrës ose të bardhë. Ju sjell harmoni dhe ngrohtësi në tryezën e vjeshtës dhe i shton ambientit një pamje tjetër. Kungujt mund t’i përshtatni kudo me lehtësi, pranë dritares, oxhahut, qirinjve, ose t’i vendosni mbi tavolinë e mobilje. Ja idetë ku mund të inspiroheni:

Krijoni një kompozicion

Ju mund të realizoni një krijim tepër të veçantë me kunguj sipër ose brenda një rafti apo një sipërfaqeje të lirë duke i shtuar disa gjethe të madhësive të ndryshme, të bardha e të gjelbra. Mund t’i shtoni edhe ndonjë lule dekorative.

 

 

Në mes të tavolinës

Mund t’i vendosni bukur kungujt në resht njëri pas tjetrit, në mes të një tryeze festive. Pse jo gjatë një mbrëmjeje me qirinj aromatikë?

 

 

 

Tek oxhaku

Të mbushni me kunguj të madhësive e ngjyrave të ndryshme oxhakun që nuk e përdorni më, kjo mund të zgjedhja e duhur për ju! Pozicionojini në mënyrë të çrregullt dhe ky ambient do të marrë një pamje të re!

 

Pranë dritares

Për një ambient sa më romantik ju duhet vetëm të krijoni disa hapësira të vogla tek kungujt brenda së cilëve të vendosni qirinj. Krijoni një kompozicion minimal dekori midis kungujve sipas dëshirës.

 

 

Dekoroni raftet

Mbi rafte të drunjtë, mobilje me hekur të punuar ose mbi oxhak, shoqëruar me bimë të gjelbra do i jepni një pamje tejet të veçantë e vjeshtarake këndit tuaj.

 

 

 

Krijoni një kurorë

Për stinën e vjeshtës kurorat janë një element shumë i dashur e i sugjeruar dekorativ. Ngjyrat e vjeshtës janë të larmishme, që nga e verdha, portokallia tek e kuqja. Mund t’i shtoni disa fruta të thata e kurora është gati!

 

Tek fenerët

Për një mikpritje tek pragu i derës! Vendosni tek dera e shtëpisë suaj disa fenerë me qirinj të ndezur duke i alternuar ato edhe me fenere me kunguj të vegjël. Më këtë miks vjeshte do të godisni në shenjë kur t’ju trokasin në derë!

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF