KreuStil Jetese

6 benefitet e çokollatës së zezë

Të gjithë konsumatorët dhe adhuruesit e çokollatës fondente dhe esktra fondente duhet të dinë tashmë se përveçse është një ushqim i dashur ka edhe plot benefite të çmuara dhe është thelbësor në ushqyerje. Ja gjashtë përfitimet kryesore nga konsumimi i çokollatës së zezë:

Redukton stresin dhe lodhjen

Çokollata fondente është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.

Ju shton humorin

Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.

Ndihmon rënien në peshë

Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.

Forcon memorien

Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë të cilat ju rritin përqëndrimin e kujtesën.

Është kundër plakjes

Çokollata fondente njihet si një antioksidant i pasur me përmbajtje flavonoidesh.

Shton kënaqësitë tek femrat

Sipas një studimi, femrat që konsumojnë çokollatën përjetojnë një orgazmë më intensive. Kakaoja përmban feniletilaminën, një hormon me efekt euforik. Kakaoja, ashtu si ushqimet e pasura me kafeinë përmban edhe një substancë e cila përshpejton transmetimin e impulseve nervore.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF