Maskat me vezë për flokët janë ndër më të dobishmet për shëndetin e tyre. Rekomanduar më së shumti nga ekspertët, shumëllojshmëria e këtyre trajtimeve varion nga lloji i përbërësve kombinues. Por, a e dini që e bardha dhe e kuqja e vezës ndikon ndryshë në tipe të ndryshëm të flokëve?
E verdha e vezës ndihmon në shkëlqimin, butësinë dhe fortësinë e tyre, ashtu sikurse rekomandohet vetëm për flokët e thatë. Në një enë, shtoni dy të verdha vezësh dhe dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni në kokën e lagur. Kujdes: aplikimi në flokë të thatë mund të ndikojë në ngatërrimin e fijeve! Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Ndryshe nga e verdha, e bardha e vezës ndihmon si pastrues për flokët e yndyrshëm, duke i dhënë atyre fortësinë e merituar dhe parandalon ndarjen e fundeve. Kombinuar me po të njejtën sasi vaji si më lart, metoda për aplikimin e kësaj maske është e njejtë me atë të të verdhës së vezëve. Lëreni në kokë për 25 minuta dhe shmangni larjen me ujë të ngrohtë. Përdorini maskat rreth dy herë në javë, për rezultate të shkëlqyeshme!

Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë



12 gjëra që (ndoshta) nuk i dini mbi birrën

Shmangni aknet si Natalie Portman!




6 benefitet e çokollatës së zezë


Në vjeshtë bien flokët (përveç gjetheve)?



Shtëpi alla tropikana

Xhins mbi xhins, dhe loja është bërë…!


Luftoni gripin dhe forconi imunitetin me hudhër!

Si të zbukuroni shtëpinë me kunguj
