KreuStil Jetese

Skrab dhe maska fanstastike me kosto zero kundër lëkurës së thatë!

Në stinën vjeshtë-dimër na ndodh shpesh që të na thahet lëkura. Ju sugjerojmë që të provoni trajtimet që ju propozojmë të cilat mund t’i realizoni në kushtet e shtëpisë me përbërës të cilët i keni që të gjithë në kuzhinë! Ja trajtimet më efikase me kosto zero!

 

Maskë hidratuese me mjaltë, limon e luleshtrydhe

Shtypni tre luleshtrydhe, shtojini 2 lugë lëng limoni dhe 3 lugë mjaltë. Përziejini mirë, shtrihuni dhe aplikojeni përzierjen në fytyrë. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlajeni fytyrën.

Luleshtrydhet ju ushqejnë lëkurën, ndërsa limoni do të shmangë njollat nga dielli apo cigarja. Mbyll poret dhe zhduk pikat e zeza. Mjalti është hidratues dhe kundër rrudhave.

 

Skrab fytyre me sheqer, kakao dha vaj (argan ose ulliri)

Ky skrab duhet aplikuar një herë në javë për të zhdukur qelizat e vdekura nga lëkura e për t’i dhënë fytyrës suaj shkëlqim e shëndet. Ju nevojiten 2 lugë të vogla sheqer, 4 lugë vaj (argan për lëkurën e thatë dhe ulliri për lëkurën e yndyrshme), 1 lugë e vogël kakao.

Përziejini mirë dhe masazhoni me të fytyrën për rreth 1 minutë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Sheqeri është zbutës, vaji ushqyes, ndërsa kakaoja përveç aromës së këndshme në lëkurë është një antirrudhë shumë i mirë.

 

Skrab tonifikues trupi me kripë, vaj ulliri dhe kokrra kafeje

Ky është një skrab tepër i shpejtë dhe ekonomik, mos e lini pa provuar! Kafeja ka veti tonifikuese dhe qetëson këmbët e fryra. Ja se si ta realizoni:

Në një gotë plastike përzieni 4 lugë kripë të trashë, 1 lugë me kokrra kafeje, vaj ulliri aq sa të ketë nevojë përzierja juaj që të mos jetë tepër e lëngshme. Masazhojeni trupin me këtë skrab në dush duke bërë lëvizje rrethore nga poshtë lart.

 

Maskë me sodë, kos e kanellë

Soda është një përbërës shumë i mirë për zbardhjen e dhëmbëve dhe eleminimin e puçrrave. Përzieni 2 lugë kos natyral me 1 lugë sodë dhe 1 lugë të vogël kanelle. Vendoseni me kujdes në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Kosi ka veti hidratuese, përdoreni maskën edhe pas ekspozimit në diell. Kanella është një antioksidant mjaft tonifikues për lëkurën.

Mos i neglizhoni këto trajtime magjike në kushtet e shtëpisë. Lëkura do ju falenderojë!

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF