I ftohti vjen me disa pasoja nga pas, e të njejtën gjë thamë edhe për të nxhetin e sezonit të kaluar. Kjo, jo pa arsye, pasi si nxehtësia e tepërt, ashtu dhe acari që sjell dimri ndikojnë negativisht në aparencën tonë. Para pak ditësh folëm për lëkurën, ndërsa sot do të fokusohemi tek elementi i dytë më i rëndësishëm.
Flokët pësojnë humbje volumi, por edhe çrregullim të formës kur temperaturat ulen ndjeshëm. Lagështia që mbart me vete kjo stinë, na bën të dukemi të çrregullt për sa i përket flokëve. Një pamje e tillë nuk është më idealja për të dalë në një takim, apo aq më tepër përgjatë mbrëmjes së Krishtëlindjes.
Kështu, më shumë se kurrë nevojitet përdorimi i maskave natyrale. Ekspertët nuk i rekomandojnë sa duhet maskat e gatshme, pasi shprehin shqetësimin se kimikatet e gjendura në shampo e zbutës, e dëmtojnë flokun në një masë të konsiderueshme. Pra, të tjerë faktor të jashtëm janë thjeshtë të tepërt.
Baza perfekte e maskave për dimrin është avokado, edhe pse nuk është i vetmi përbërës për të krijuar masën e duhur. Ju nevojiten katër lugë gjelle majonezë, dy vezë dhe gjysmë avokadoje, për t’i dhënë volumin dhe shkëlqimin e duhur flokut tuaj. Përziejini përbërësit fillimisht në një mikser, e më pas përdorni një pirun për t’i dhënë masës formën e njëtrajtshme. Aplikojeni maskën nga rrënjët e deri tek fundet, e më pas mblidhini flokët në një kapuç dushi. Lëreni për 25 minuta dhe lajeni kokën normalisht me shampo. Kujdes: pas kësaj mos përdorni zbutës! Rezultatet do t’i shihni menjëherë…


Si të jesh mik me ishin tënd (sepse po, mundesh)

Tendencat e grimit Vjeshtë/Dimër 2017 – 2018






Përse nuk e ke gjetur ende burrin e ëndrrave?



12 ide si të arredojmë murin pas divanit




Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë


