Nëse po mendoni për ecurinë e lidhjes tuaj, atëherë përgjigja është shumë më pranë se ç’e mendoni. Ndoshta nuk e besoni, por mënyra se si flini është tregues i llojit të lidhjes që keni, por edhe i partnerit të cilin keni në krahë. E çuditshme, apo jo?
Një studim i publikuar në gazetën Social Psychology and Personality Science ka dalë në përfundimin se sa më mirë ta bëni gjumin, aq më shumë partneri kujdeset për ju, ashtu sikurse tregon që ndiheni plot energji në lidhjen tuaj. Nëse gjumi shoqërohet me ankth dhe trembje gjatë natës, do të thotë se njeriu që keni përkrah ju streson së tepërmi apo është shumë kërkues ndaj jush. E në fakt, përbën sens!
Studiuesit kanë dalë në përfundimin se të paturit një partner protektiv dhe të kujdesshëm është mënyra më e mirë për të reduktuar stresin dhe gjëndjet ankthoze. Nëse në jetën tuaj keni dikë i cili ju mbështet dhe ju përgjigjet për çdo gjë, atëherë urime: jeni të prirur të bëni një jetë më të lumtur e më në harmoni se normalja. Kështu, zgjidhini partnerët me kujdes! Sepse gjumi, është ndër proçeset më të rëndësishëm e të nevojshëm përgjatë zhvillimit jetik…





Përse nuk e ke gjetur ende burrin e ëndrrave?



12 ide si të arredojmë murin pas divanit




Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë



12 gjëra që (ndoshta) nuk i dini mbi birrën

Shmangni aknet si Natalie Portman!


