Për të kuptuar nëse burri me të cilin shoqërohesh është personi i duhur për ty, zgjedhja më e mirë është të ndjekësh instiktin tënd: disa sinjale janë të padyshimta.
Nuk e keni gjetur akoma burrin e duhur, Mr. Right? Le të përpiqemi së bashku të kuptojmë motivet për të cilat nuk eke gjetur akoma njeriun e jetës tënde
Ju jeni një grua e fortë dhe burrat ndjehen të pasigurtë
Ndoshta ngaqë më përpara ishin burrat që e mbronin një grua, por sot vajzat nuk kanë nevojë për mbështetje, por të konsideroheni të barabartë , në mbështetjen emocionale dhe objektivat e përbashkëta.
Je viktimë e sindromës Princi i kaltër
Jeni tepër kritike ndaj burrave që njihni dhe nuk merrni asnjë për mirë? Më vjen keq të them, por ju jeni kërkimi të burrit të përsosur, i cili nuk ekziston në realitet: Princi i kaltër i përrallave të fëmijërisë nuk është ekzaktësisht si një njeri me mish e kocka, me vlerat dhe difektet e tij. Doni të dalni me një profesionist të bukur, atlet, të pasur, besnik, të sinqertë dhe të dashuruar? E pra, ta dini se të fundit në qarkullim e kapi Pretty Ëomen. Uleni pak standardin dhe pretendimet.
Ju nuk keni vetëbesim të mjaftueshëm
A besoni në aftësitë tuaja të joshjes, apo a keni mungesë të vetëbesimit? Secili prej nesh, nëse dëshiron, mund të jetë jashtëzakonisht tërheqës: mësoni nga gjuha e trupit për më të mirën tuaj dhe shihni bukurinë që do të lëshoni rreth jush.
Koha e lirë është çelësi
Të kesh një hobi është çelësi për të gjetur njeriun e duhur? Po, sepse është mënyra më e përshtatshme për të rifituar besimin tek vetja. Apasionohuni mbi diçka që ju pëlqen dhe ju bën të ndjeheni mirë dhe do të shihni se sa e lehtë që të keni një bisedë, të njihni të tjerët dhe t’i dëgjoni
Keni nevojë për humor
Çfarë është më sensuale se sa një grua që qesh dhe di se si t’i bëjë të tjerët të qeshin? Nëse nuk dini si të jeni ironike dhe autoironike nuk mund ta gjeni njeriun e përshtatshëm për ju. Janë gra të shkëlqyera që tregojnë një ndjeshmëri të madhe për të kënaqur më shumë.
A jeni gati për një partner?
Nëse jeni e dashuruar marrëzisht atëherë është e vështirë për ju të jeni gati për një marrëdhënie të vërtetë: së pari duhet të jeni në gjendje të hapeni me një partner dhe të pranoni meritat dhe defektet e tij.
Dhe mbani mend mirë një thënie të vjetër që gjyshet tona na thoshin dhe që vlen më shumë se kurrë edhe sot: “Më mirë vetëm se sa në shoqëri të keqe” prandaj mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur. Dil jashtë dhe kërko princin tënd të kaltër



12 ide si të arredojmë murin pas divanit




Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë



12 gjëra që (ndoshta) nuk i dini mbi birrën

Shmangni aknet si Natalie Portman!




6 benefitet e çokollatës së zezë


Në vjeshtë bien flokët (përveç gjetheve)?

