Fundjavën e kaluar, Justin Bieber dhe Selena Gomez u panë ndërsa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke sjellë tërmet komentesh nga i gjithë interneti. U vu në pikëpyetje rikthimi i tyre, lidhja e Selenas me këngëtarin The Weeknd, dhe se çfarë e shtyu vallë këtë ritakim.
Shumë zhurmë për asgjë: Justin dhe Selena kishin dalë thjesht miqësisht, për të folur e lënë mbrapa situatën e tyre disavjeçare, dhe The Weeknd ishte në dijeni të takimit, plotësisht i qetë me të.
Me sa duket, një miqësi e re (ri)lindi në botën e VIP-ave: Justin Bieber dhe Selena Gomez.
Mik me ishin tënd? Budallallëk, jo? Të gjithë e dimë që kjo marrëdhënie nuk funksionon asnjëherë.
Megjithatë, e kemi të gjithë gabim. Nuk ka gjë që nuk zgjidhet me pak durim, sinqeritet dhe mirëkuptim.
Fillimisht, reflektoni mbi lidhjen tuaj
Cila ishte arsyeja e ndarjes tuaj?
Nëse ishte arsye seksuale, pra nuk ndiheshit më të tërhequr ndaj njëri-tjetrit, jemi në gjysmë të punës, pasi tensioni seksual nuk do t’ju prishë punë gjatë pajtimit tuaj.
Nëse ndarja kishte të bënte me cilësi të karakterit të ishit tuaj, reflektoni nëse e doni si mik një person të atillë.
Bëni një periudhë pushim
Mos hyni menjëherë në bisedime për miqësi. Gjithçka varet nga intensiteti emocional i lidhjes dhe se sa e lehtë ishte ndarja. Merrni të gjithë kohën që ju duhet (mund të jetë edhe vite), derisa ta ndjeni veten të qetë me mendimin e ishit tuaj.
Jeni të dy në të njëjtën mendje?
Thjesht sepse ju doni të bëni paqe, nuk do të thotë që ishi juaj është gati për të njëjtin hap. Nëse dilni bashkë, bëjini të qarta qëllimet tuaja thjesht për miqësi, për të shmangur konfuzion në vazhdim.
A jeni të sinqertë me veten?
Doni vërtet të jeni miq me ishin tuaj, apo shpresoni për më shumë? Qartësojini idetë me veten, përpara se t’i ndani ato me ish- të dashurin. Mos shkaktoni më tepër dramë në jetën tuaj.
Shmangni flirtimin
Mos rihapni tema të vjetra me flirtet tuaja, sado rastësore të jenë ato. Gjithçka flirtuese do të shihet me mëdyshje nga ish-i, dhe qëllimet tuaja për miqësi do të vihen në dyshim. Mos flirtoni dhe më pas të thoni “Po bëja shaka”. Po bënit vërtet?
Bëni prioritet partnerin tuaj të ri
Nëse njëri prej jush nis të dalë me një person të ri, është e rëndësishme që ai ta dijë historinë tuaj, pasi e ka të drejtën e së vërtetës. Kini kujdes nga skenat e xhelozisë. Provojeni veten përpara se t’i hyni një miqësie me ish-in tuaj: Nëse në të ardhmen një i tretë do të hynte në skenë, si do të ndiheshit?
Sido të jetë, miqësia me një ish- të dashur mund të jetë e veçantë dhe e bukur. Ju ja dini tashmë të mirat e të këqijat njëri-tjetrit, dhe pavarësisht kësaj, sërish e bëtë një përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet e mira. Një përpjekje e tillë duhet vlerësuar.

Tendencat e grimit Vjeshtë/Dimër 2017 – 2018






Përse nuk e ke gjetur ende burrin e ëndrrave?



12 ide si të arredojmë murin pas divanit




Për Halloween, më bukur motrat Hadid apo Jenner?

Prerjet më të bukura dimërore për flokët e gjatë



12 gjëra që (ndoshta) nuk i dini mbi birrën

Shmangni aknet si Natalie Portman!
