KreuStil Jetese

Tendencat e grimit Vjeshtë/Dimër 2017 – 2018

Cilat do të jenë tendencat e ngjyrave të grimit për sezonin Vjeshtë – Dimër 2017-2018? Çdo ndryshim stine sjell me vete detaje të vogla apo të mëdha edhe në grim. Michele Magnani, Global Senior Artist i M.A.C na shpjegon sesi papritur ngjyra u kthye në tendencën më të rëndësishme për sezonin e dimrit. Para se të shpjegojmë se si të përdorim të gjitha këto ngjyra për të rifreskuar pamjen tonë të make-up, Michele Magnani na vë në dukje disa ndryshime globale që ne kemi vënë re në botën e make-up prej disa kohësh (dhe jo vetëm) një tip hyrje për grimin ‘Vjeshtë-Dimër 2017 2018 Makeup’:

 Grimi për të vënë në dukje individualitetin dhe personalitetin tuaj:

‘Fjala kyçe këtë sezon është fuqia për gratë’, thotë Michele Magnani. “Gratë kanë ndryshuar gjithnjë e më shumë qëndrimin e tyre ndaj make-up. Ata nuk përdorin make-up vetëm për tu dukur mirë apo për të patur një pamje të bukur, por mbi të gjitha që të jenë vetvetja, që të shprehin gjëndjen e tyre shpirtërore. Pra, fuqi për gratë, në kuptimin që të lëmë pas krahëve atë që është pranuar deri tani, pranimi i grave që duken njësoj dhe kërkojnë të gjitha të jenë e njëjta grua. Fuqi për gratë që duan të shprehin personalitetin e tyre, diversitetin. Shohim gjithnjë e më shumë gra që duan të jenë vetvetja dhe mos të duken të gjitha njësoj.

Grimi bëhet më shumë real

Një tjetër ndryshim që ndikon në mënyrën e grimit dhe për pasojë edhe tendencat e grimit vjeshtë dimër 2017 2018 vjen nga bota e modës. Stilistët ndryshuan strategji. Më parë gratë silleshin rreth botës së modës, kurse tani është krejt e kundërta: bota e modës sillet rreth gruas. Nëse më parë moda ishte në plan të parë, tani janë stilistët që dëgjojnë më shumë për nevojat që gratë kanë dhe gjithmonë e më shumë inspirohen nga streetwear. Më parë kishte një hendek të madh midis jetës reale dhe jetës së revistave apo pasarelave. Tani gjithnjë e më shumë në pasarela ju shihni gjëra që janë të lëvizshme, që ndihmojnë gratë të ndihen rehat me atë që ato veshin. Tashmë moda na ofron pak nga të gjitha, ashtu si edhe në make-up. Moda na ofron që nga veshjet transparente super-sensuale deri në stilin e një luftëtari metropolitan. Moda ka me mijëra alternativa. Nuk është më vetëm një stil, një drejtim i vetëm, por janë 1000 drejtime të ndryshme, që secila prej nesh duhet ta përshtatë me personalitetin dhe ta përvetsojë, për të qënë gjithmonë vetvetja. Kjo është një hyrje për grimin vjeshtë-dimër 2017 2018

Këshilla dhe produkte për jetën reale, për jetën e përditëshme

Nëse flasim për tendencat e grimit vjeshtë-dimër 2017 2018, një gjë është e dukshme, këtë vit grimi modern i thyen rregullat e zakonshme. Edhe për ato çfarë shohim në instagram. Edhe këtu moda ka ndikimin e vet, ajo që shohim në përditshmërinë tonë është ndryshe nga ajo çfarë shohim nëpër rrjetet sociale. Nuk ka një të mirë, një të keq, diçka të drejtë apo diçka të gabuar. Janë dy botë tërësisht të ndryshme. Në rrjetet sociale kemi mundësinë për të përdorur filtrat, të përdorim fotoshopin, por në jetën e përditshme një gjë e tillë nuk është e mundshme.Tashmë ka produkte të një teknologjie të lartë falë fotoshopit, por ajo çfarë vëmë re midis nesh është se botën e rrjeteve sociale nuk mund ta përshtasësh me jetën reale.Për këtë arsye fokusohemi tek make up, make up i vërtetë, tek produktet këshillat që mund të përdoren në jetën e përditshme të çdo gruaje.

Sugjerimet nga backtage i javës së modës

Mijëra mundësi, mijëra mënyra për të shprehur personalitetin. Duhet të thyhen rregullat, të gjitha lejohen. Normalisht jemi mësuar që në vjeshtë të përdorim ngjyrat e tokës, gështenjën, grinë apo të zezën. Ndërsa këtë vit, e para në listë është përdorimi i ngjyrave. Gjithnjë e më shumë, ngjyrat e përdorura në make up janë njësoj me ato të veshjeve dhe të aksesorëve që mbajmë. Larmishmëri e madhe ngjyrash, shumë fantazi, ndaj dhe fytyrës duhet ti shtojmë ngjyra.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF