KreuStil Jetese

5 gjëra mbi seksin që jua garantojmë se nuk i dini

Sa mendoni se dini për seksin? Flasim për anën shëndetësore të tij! Mund të jeni në dijeni të të mirave të mirënjohura, të tilla si shtimi i oksitokinës, hormonit të dashurisë, apo humbja e kalorive.

Megjithatë, po e pasurojmë dijen tuaj mbi marrëdhëniet seksuale me këto 5 fakte mjaft të rëndësishme:

Njerëzit që bëjnë më tepër seks kanë memorie më të mirë

Duke qenë se seksi çliron oksitokinë, hormon i cili ndihmon në përmirësimin e humorit dhe gjendjes mendore e emocionale në tërësi, studiuesit tregojnë se seksi ndihmon në prodhimin e qelizave në hipokampus, pjesa e trurit ku “magazinohen” kujtimet.

 

Seksi ndihmon në tensionin e gjakut

Studimet kanë treguar që njerëzit mes moshës 57 vjeç  dhe 85 vjeç kanë më pak gjasa të vuajnë nga hipertensioni, kur janë seksualisht aktivë. Seksi e mban të gjallë metabolizmin e tyre, dhe ndihmon në mbajtjen në balancë të gjendjes trupore.

Seksi të rrit vetëbesimin

Kjo gjë është e vërtetë për djemtë, por me sa duket funksionon edhe për vajzat. Sa më tepër të përfshihen femrat në marrëdhënie seksuale, aq më tepër të sigurta ndihen në vetvete. Megjithatë, kjo është edhe çështje pikëpamjeje personale mbi seksin.

Seksi përmirëson gjendjen totale të trupit

Studime të ndryshme tregojnë se atletët që kryejnë rregullisht seks, kanë rezultate më të larta në garat fizike ku marrin pjesë. Po ashtu, seksi përpara ndeshjes nuk ka efekt, ose ka një përmirësim në trupin e atletëve, ndryshe nga efekti negativ që mendohej më parë.

Edhe vetëm lojërat seksuale çlirojnë oksitokinë

Nuk ështe nevoja të shkoni deri te seksi për të prodhuar “hormonin e dashurisë”; mjafton të angazhoheni në lojëra seksuale! Vetëm prekja përçon ndjesi të mira në lëkurë e tru, duke ndihmuar në çlirimin e trupit dhe përmirësimin e humorit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF