KreuStil Jetese

10 mënyra për tu dobësuar

MOS KALO NGA NJËRA DIETË NË TJETRËN: Asnjë dietë nuk është e dobishme për humbjen në peshë nëse ndryshimi nuk është afrimi me ushqimin dhe me trupin. Rreziku është që të vazhdojmë me përpjekjet dhe frustrimet e dështuara, të cilat në afat të gjatë të çojnë në peshë më të madhe    sesa ato fillestare”, thotë dietologia Serena Capurso.

MOS SHMANGNI VAKTET: Të shmangësh vaktet, ka të njëjtin efekt të një diete drastike, siguron marrjen e gjithë peshës së humbur, pasi të bën të ndihesh tepër i uritur derisa të vijë vakti tjetër e për pasojë të bën të hash më tepër seç duhet.

MOS HANI SHPEJT: Nëse nuk hani për orë të tëra, kjo nuk ju ndihmon për të humbur peshë. Kur nxitoni për të ngrënë, organizmi përcepton një situatë të rrezikshme dhe hynë në një gjendje “alarmi”: pas shumë orësh që nuk ushqeheni, për të mos harxhuar rezervat energjike ngadalëson funksionet metabolike dhe bëhet gati për të akumuluar sa më shumë të mundet për vaktin e radhës – thonë nutritionistët.

MOS HIQNI DORË NGA ‘PICKIMET’: Marrja e ushqimeve duke pickuar diku diçka, e diku një frut, lejon rregullimin e marrjes së ushqimit, duke bërë që në vaktin e ardhshëm të ndiheni më pak të uritur, me kushtin që të jenë të shëndetshëm dhe të balancuar.

MOS E SHMANGNI MËNGJESIN: Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm sepse i jep trupit gjithë energjinë që i duhet për të filluar ditën”, thotë Capurso. Nëse e shmangni, rrezikoni të hani më shumë gjatë ditës dhe rrjedhimisht të merrni shumë kalori.

JEPINI DISA MËKATE GOJËS: Të heqësh dorë nga  kënaqësit e tryezës ka të ngjarë të krijojë një gjendje pakënaqësie që të shtyn të braktisësh dietën dhe të hash më shumë. Në të vërtetë, nuk është e nevojshme të heqësh dorë nga të gjitha mëkatet e gojës. Në fakt, është një  praktikë e mirë ti japësh gojës një ushqim të ndaluar. Rruga për të humbur peshë nuk duhet të shihet si një periudhë privimi dhe vetpërmbajtjeje, por si një mënyrë për të ndryshuar mënyrën e jetesës”, thotë mjekja dietologe.

STOP TË NGRËNIT GJATË NATËS: Të hash gjatë natës është një nga zakonet më të këqija që mund të keni. Ushqimi nuk tretet mirë dhe nuk arrin të depozitohet ashtu si duhet. Ky lloj rregjimi mund të ketë efekte të ndryshme negative në trupin tonë: nga shtimi i peshës deri në shfaqjen e diabetit të tipit 2.

MOS U PESHONI ÇDO DITË: Fiksimi që keni për të humbur peshë gjeneron ankth dhe nervozizëm, emocionet që ndikojnë pozitivisht në humbjen e peshës, ka të ngjarë të shkaktojë uri nervore. Më mirë peshohuni një herë në javë dhe gjithmonë në të njëjtën kohë.

BËNI PAZAR ME STOMAKUN PLOT: Të bësh pazar me stomakun bosh të shtyn të zgjedhësh ushqime jo të shëndetëshme dhe me shumë kalori, prandaj evitojeni.

FLI 7 deri 8 ORE ÇDO NATË: Përfitimet që marrim nga një gjumë i gjatë dhe i mirë ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë, një nga ato është ulja e presionit të gjakut, përqëndrim më i madh dhe një kujtesë më e forte, një përgjigje më e mirë për sistemin tonë imunitar dhe ul shumë mundësinë e zhvillimit të obezitetit.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF