KreuStil Jetese

Ndryshim stine, ndryshim floku: 5 ngjyrat më të mira këtë vjeshtë

 

Së bashku me ndryshimin e garderobës tuaj për t’iu përshtatur temperaturave të reja, mos harroni të luani pak edhe me flokët, për t’u shkundur nga monotonia e verës. Duhet një ndryshim një herë në sa kohë!

Stilistë të ndryshëm kanë sugjerime të ndryshme, dhe ne jemi gjithnjë gati për të dëgjuar fjalët e profesionistëve. Cilat janë ngjyrat më të përshtatshme për këtë vjeshtë?

 

Bjonde e mbyllur

Jeni një vajzë që jetoni veç për verë? Mos u mërzisni, nuk duhet të hiqni dorë nga flokët bjondë verorë të prekur nga dielli, thjesht errësojini ato!

Stilistja e VIP-ave Kim Vo sugjeron një bjonde më të errët, për ta bërë më të lehtë tranzicionin nga vera në vjeshtë. Kini parasysh ngjyrën e flokëve të Gigi Hadid.

Edhe Paris Hilton theu ngjyrën e saj firmë të bjondes totale, duke i errësuar flokët pak ditë më parë.

 

E kuqe e thellë

Ah, ngjyra karakteristike e vjeshtës! Jo vetëm sepse natyra kuqet, por edhe sepse e gjithë bota e modës është “përgjakur” këtë sezon.

Rrëmbejani ngjyrën e flokëve Emma Stone-t këtë vit. Për më tepër sharm, kërkojini stilistit tuaj t’i shtojë tone kanelle.

 

 

Çokollatë e ngrohtë

Ky ishte viti i aktores Gal Gadot, dhe shumë gjëra, që nga kostumet e Halloween-it si Wonder Woman, e deri te ngjyra e flokëve janë inspiruar nga ajo. Për vajzat gështenjë, rikthejani shkëlqimin flokut tuaj me një prekje të vogël të ngjyrës origjinale.

 

 

 

 

Limonadë rozë

Për vajzat guximtare, të mërzitura nga ngjyrat bazë, provoni t’I lyeni flokët në një ngjyrë rozë limonadë, gati pastel. Mund t’I keni parë tashmë modelet e Instagramit me këtë ngjyrë, por a jeni të gatshme të ndiqni rrugën e tyre?

 

 

 

 

Silver Fox

Shtojini vetes disa vite, por ruani energjinë tuaj rinore, me këtë ngjyrë të argjendtë të pazakontë. Ngjyrat e hirit, platinit, qymyrit dhe blusë së hirtë janë mjaft të kërkuara këto kohë, dhe është e sigurt qe kthejnë koka ngado kalojnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF