KreuStil Jetese

Rrush dhe kivi, për një fytyrë të butë e plot shkëlqim

Po, ndonjëherë mjaftojnë vetëm dy përbërës të thjeshtë për një fytyrë të shndrritshme e të freskët. Frutat janë primaret në kujdesin ndaj lëkurës, madje shumica e maskave artificiale kanë bazë të paktën një frut të caktuar. Pse kivi dhe rrush?

Kivit janë të pasur në antioksidantë, sidomos në vitaminë C, E dhe K. Farat e zeza të këtij fruti bëjnë mrekulli për lëkurën, e bashkimi me rrushin sjell perfeksion për fytyrën. E tani me ardhjen e të ftohtit, maskat nevojiten më shumë se kurrë!

Çfarë na nevojitet? Një dorë rrush i qëruar, dhe e njejta sasi vlen edhe për kivit, pa i hequr farën. Shtypini mirë, deri sa të formohet një masë. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe do të shihni menjëherë rezultate mahnitëse.