KreuStil Jetese

Shqiptare vs. Shqiptare: Rita Ora kundër Dua Lipas në çmimet MTV EMA

Një tjetër artiste shqiptare është nominuar për çmimet MTV EMA: Rita Ora i bashkohet Dua Lipas në garën për çmimet prestigjoze.

Jo vetëm kaq: Të dyja janë nominuar në kategorinë “Best Look”, me Dua Lipan të nominuar edhe në ” Best New” dhe “Best UK & IE Act”.

Si Dua Lipa, ashtu edhe Rita Ora i kanë ftuar fansat e tyre të votojnë për to, me një postim në Instagram.

 

Do të jetë interesante t’i shohësh të dy vajzat në të njëjtin event, duke konkuruar për të njëjtin çmim. Fansat shqiptarë janë ndarë në dy kampe, secili duke mbështetur artisten e tyre të preferuar.

Sido të jetë, jemi krenarë kur shohim se si dy shqiptaret e talentuara korrin sukses në skenat ndërkombëtare.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF