“Gra misterioze dhe tepër elegante pushtuan pasarelën e Armani Prive. Kanë veshur kostume të prera mbas trupit, buste të gjatë, funde me pala dhe vello. Është një modë që të emocionon dhe thellësisht intime. Mendova për një grua imagjinare, jo për një grua të zakonshme qe mund ta shohësh në rrugë”, thotë stilisti disa orë para shfaqjes.
Imagjinova një grua që vjen nga një kohë tjetër, elegante dhe e veshur me mister. Sepse Couture sot është në kërkimin e një ndjenje, të joshjeve dhe të një respekti të madh për të gjitha gratë në botë.
Dhe këtu Armani na çon në një udhëtim nëpër kohë dhe hapësirë, ku Teatri de Chaillot i Parisit transformohet në dhoma të punuara me gipse dhe të pikturuara të pallatit historik Palazzo Orsini në Milano, selia e Atelier Armani Prive.
Midis orendive të shekullit të nëntëmbëdhjetë Trompe L’oeil (që gënjen syrin) dhe pikturat e Andrea Appiani sfilojnë krijimet e çmuara të Armanit ku të qëndisurat qëndrojnë të fshehura nën tyl, ku shiritat e bojrave dhe të kristaleve transformohen në buqeta të çmueshme dhe ku shkrimi “Armani Prive” duket pakëz midis palave të tejdukshme dhe të lehta të tylit.
Një koleksion perfekt për tapetin e kuq dhe ku së shpejti do shohim Naomi Watts, Kate Winslet dhe Sofia Loren, të ulura në rreshtin e parë, duke admiruar luksin Made in Italy që mban firmën e Giorgio Armani.


Victoria Beckham adhuron veshjet oversize

Tre rregulla për të rritur fëmijë të lumtur








Kate Middleton nuk lejohet të përdorë manikyr?!


10 mënyra për tu dobësuar

Kjo grua djersin, por ama djersin gjak!




Si të jesh mik me ishin tënd (sepse po, mundesh)

Tendencat e grimit Vjeshtë/Dimër 2017 – 2018
