Libri “Shkenca e puthjes” e Sheril Kirshenbaum shpjegon kuptimin e puthjeve, çfarë tregojnë ato mbi statusin dhe marrëdhënien tonë. Madje me anë të një puthje, mund të zbulosh gjithçka mbi një raport.
Ju pëlqen, ose nëse je ti dike i dhënë puthje, ajo/ai ju pëlqen. Por deri në këtë moment nuk ka vend për asgjë tjetër, të paktën jo dashuri, por thjesht një miqësi. Të paktën nëse nuk është vetëm aperitiv i ndonjë puthjeje tjetër.
Me sy të mbyllur dhe buzët e shtrënguara. Ajo zgjat një moment, por vlen për të testuar gjithçka. Në një marrëdhënie të qëndrueshme, mund të jetë ekuivalenti i një gjesti të shpejtë të dashurisë, një mënyrë për të thënë “Ç’kemi”.
Duket sikur në këtë puthje ka ende diçka që mbetet për t’u ndjerë 100% rehat. Charles Dickens tha: “Asnjëherë mos i mbyllni buzët e tua atëherë kur keni hapur zemrën”. Nëse ndodh në një çift të njohur, mund të jetë një simptomë e disa vështirësive në komunikim.
Kontakti mes dy gjuhëve lejon një njohje më të mirë me njëri-tjetrin, duke e eksploruar atë në intimitet, me të gjitha shqisat. Por mund të jetë edhe një dredhi për të vazhduar një bisedë që rrezikon të ndërpritet: në këtë mënyrë duhet të lini partnerit të kuptojë se doni të thelloheni më tej.
Me sa duket, ky është simboli i dashurisë së vërtetë. Kjo nuk është e rrëmbyer si puthja franceze, as me shkëputje si puthja me buzë të mbyllura: thjesht është iluzioni i një romance.
Në film e dimë që Peter Parker është kokëposhtë dhe puth Mary Jane Watson. Tani, për ne qeniet e zakonshme njerëzore pa superfuqi kjo mund të jetë e vështirë, por nëse kjo puthje provohet shtrirë ose ulur është një shenjë e mirë. Kjo tregon se ka ende dëshirë për të surprizuar njëri-tjetrin.
Kafshimi i buzëve të partnerit është një mënyrë e mirë për të lejuar kalimin e pasionit nga njëri tek tjetri. Dhe ndoshta sikur do ta pyesësh se gjithçka do të zbresë në çarçafë. Kini kujdes, të mos ekzagjeroni me presionin e dhëmbëve tuaj: askush nuk dëshiron të shohë buzë të gjakosura.
Buzë rrëkasin ngadalë, duke lënë ato gjysmë të hapura, por pa vënë në punë gjuhën. Kjo është një puthje e butë, e cila e kalon trurin në ekstazë, premtim i një kënaqësisë së menjëhershme. Eksluzive vetëm për çifte shumë të vetëdijshëm.
Ose në sy, nëse preferoni. Ajo shërben për të treguar dhe dhënë siguri ndaj partnerit tuaj. Duhet të jetë e butë, një gjest i cili reflekton se ti je i gatshëm për ta mbrojtur gjithmonë.
Kjo është në thelb një puthje alla franceze, e cila ngjan me një krizë hormonale adoleshentësh. Gojët hapen pak më shumë se zakonisht dhe gjuha del nga skajet e buzëve. Shpesh preferohet në dhomën e gjumit, sepse ka shumë pasion dhe nuk i dihet se ku do të arrijë.




Armani Prive, Alta Moda Vjeshtë-Dimër 2017


Victoria Beckham adhuron veshjet oversize

Tre rregulla për të rritur fëmijë të lumtur








Kate Middleton nuk lejohet të përdorë manikyr?!


10 mënyra për tu dobësuar

Kjo grua djersin, por ama djersin gjak!

