Edhe shtëpitë më të mëdha të modës nuk u shpëtojnë gafave!
I tillë është rasti i “Dior”, e cila prezantoi linjën më të re të kremërave kundër rrudhave, Dior Capture Totale. Megjithatë, firma e famshme ka dështuar që tani me reklamimin e tij, duke vënë Cara Delevingne si modele për të.
Detaj: Cara Delevingne është vetëm 25 vjeç.
Përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, kanë shpërthyer ndaj zgjedhjes së saj, duke thënë se është një shaka pa kripë të vësh një modele 25-vjeçare, kur targeti i audiencës së kremit janë femrat më në moshë, me rrudha tashmë të dukshme në fytyrë.
Një opsion fort i logjikshëm do të ishte të zgjidhej një modele më e madhe në moshë, por me sa duket “Dior” nuk ka preferuar të veprojë kështu.
Megjithatë, as fama e Cara Delevingne nuk e nxjerr dot firmën nga kjo situatë!


Më thuaj si puth, të të them kush je!




Armani Prive, Alta Moda Vjeshtë-Dimër 2017


Victoria Beckham adhuron veshjet oversize

Tre rregulla për të rritur fëmijë të lumtur








Kate Middleton nuk lejohet të përdorë manikyr?!


10 mënyra për tu dobësuar
