Vlerat e xhinxherit janë sensacionale dhe përfitimet janë të pabesueshme
Aromatizues, tretës, antitumorial, dhe djegës i yndyrnnave. Xhinxheri përveçse një ushqim gjithnjë e më i përdorur në kuzhinat tona ka vlera të dobishme për shëndetin tonë. Me origjinë nga Azia arrin në tavolinat europiane në kohën e romakëve të lashtë. për vlerat e tij ushqyese përdoret në disa lloj formash si bime, plurur ose kapsula, për të lehtësuar shqetësimet reumatizmale ose zbutjen e përzierjes (të vjellave).
Nga rrënja, nxirret një vaj esencial që përmban elemente të tilla si xhenxhefil dhe rrëshira që i japin veti medicinale. Është një djegës i mirë i yndyrës (prodhon nxehtësi dhe djegi kalori), nëse futet në një dietë të ekuilibruar, ajo ka veti antitumoriale.
Xhinxherit i atribuohet vlera analgjezike ndaj dhimbjeve të kokës dhe nevralgjisë të shkaktuara edhe nga dhimbja e dhëmbëve. Është një nxitës i dobishëm sidomos për të luftuar lodhjen. Nëse përdoret rregullisht si erëz ushqimore është një ndihmë e mirë në sindromet e humbjes së kujtesës.
Xhinxheri gjithashtu ka veti të shkëlqyera antioksiduese që mbrojnë qelizat nga sulmet e lira radikale. Ekzistojnë rreth dyzet komponime antioksiduese, disa prej të cilave janë gjithashtu rezistente ndaj nxehtësisë.

10 vendet që duhen vizituar në 2018-ën


Kenzo, tani me një koncept të ri për veshjet

10 ide për të kombinuar të verdhën mustardë

Çanta të vogla dhe me stil për vjeshtën 2017












Si të mos dështosh kurrë me veshjet e tua


