KreuStil Jetese

Microblading: Si, qysh, tek? Çfarë duhet të dini për të

Nëse lapsi, pluhuri, pigmenti, xheli dhe çdo metodë tjetër nuk u ka bërë derman vetullave tuaja, hyn shpëtimtari microblading në skenë!

Sado i dëgjuar, jo të gjithë kanë informacionin e duhur për të.

 

Po e shkruajmë këtë artikull për t’ju ardhur në ndihmë. Ja gjithçka që duhet të dini për metodën microblading, përpara se ta provoni atë në vetullat tuaja!

 

1. Po, është një formë tatuazhi

Microblading është i ngjashëm me tatuazhin, por nuk kemi përdorim makine për injektimin e bojës. Një paisje manuale injekton pigmentin poshtë lëkurës tuaj, duke vizatuar vija të ngjashme me qimet e vetullave tuaja.

2. Kërkon parapërgatitje

Jo vetëm emocionale! Duhet të ndërprisni alkoolin, aspirinat dhe retinolin (vitaminë A1) 1 javë para aplikimit. Këto substanca e hollojnë gjakun, dhe mund ta prishin dizenjon, pasi do të keni më tepër gjakrrjedhje se zakonisht.

3. Nuk dhemb… shumë

Mund të ndjeni gërvishtje të vogla në lëkurë, por vetëm kaq. Dhimbja varion nga pacienti në pacient. Sidoqoftë, estetisti përdor krem mpirës paraprakisht.

4. Kërkon kohë për t’u bërë mirë

Sigurohuni që të keni rreth dy orë të mira, për t’ia kushtuar estetistes. Nëse estetistja ju ngut, mbase duhet të ndërroni sallon. Kini kujdes kë zgjidhni, pasi e përsërisim, microblading është si tatuazhi!

5. Kujdesi pas seancës është i domosdoshëm

Bëni pushim nga palestra javën e parë, pasi nuk duhet të djersiteni. Shmangni edhe larjen e fytyrës me ujë, të paktën në zonën e vetullave. Nëse keni kruarje, aplikoni vazelinë.

Ngjyra do të çelet në vijim me rreth 30-40%, ndaj mos u shqetësoni nëse vetullat ju duken shumë të errëta në fillim.

6. Rezultati zgjat deri në 3 vjet

Për një rezultat më afatgjatë, këshillohen seanca të tjera çdo 6 muaj. Microblading është një investim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF